Tri raste të dhunës në Prizren

Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka njoftuar lidhur me rastet e dhunës në familje, që janë raportuar brenda një dite në Prizren.

Raporti I policisë

Prizren 26.08.2021 – 11:37. Është raportuar se e dyshuara femër kosovare ka ushtruar dhunë në familje duke e sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe e vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Prizren 26.08.2021 – 08:00. I dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë në familje duke sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën kosovare me të cilën nuk kanë kurorëzim. Palët janë intervistuar dhe me vendim të Prokurorit të njëjtit lirohen në procedurë të rregullt.

Prizren 26.08.2021-13:00. Viktima femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti saj i dyshuari mashkull kosovar është duke ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

 

Më Shumë

Kanoset me thikë polici në Suharekë, arrestohet një person

Derisa ishte në kryerje të detyrës zyrtare, një polic është kanosur me thikë të dielën pasdite në Suharekë. Rasti ka ndodhur më 24.05.2026, rreth orës...

ATK: Nga 1 qershori, s’ka më pagesa cash mbi 2 mijë euro

Administrata Tatimore e Kosovës, ka njoftuar se nga data 1 qershor, pagesat mbi 2 mijë euro ndërmjet bizneseve dhe individëve nuk lejohen të kryhen...

Lajmet e Fundit