8.8 C
Prizren
E diel, 5 Maj, 2024

Leskoveci i Prizrenit i braktisur frymëzon solidaritetin mes banorëve të dikurshëm

Zhurma e krijuar gjatë thyerjes së gurëve dekorativë përzihet me gurgullimën e ujit të përroit që kalon pranë kroit publik të fshatit Leskovec të Prizrenit. Të dyja këto e trazojnë qetësinë në vendbanimin, gati të boshatisur nga banorët.

Zëri i këtyre të fundit dëgjohet rrallëherë nëpër rrugët e fshatit, pasi që aty tani jetojnë vetëm 4 familje me 15 anëtarë, shkruan sot “Koha Ditore”. Dikur në këtë vendbanim të vendosur në Malet e Sharrit kanë jetuar deri në 100 familje me 700 anëtarë. Por, edhe pse shumica dërrmuese e banorëve kanë migruar, ata vazhdojnë që ta mbajnë lidhjen me fshatin e tyre.

Njëherësh në emër të fshatit kanë ruajtur edhe solidaritetin ndërmjet vete, ani pse jetojnë në lagjet periferike të Prizrenit apo në botën e jashtme.

Dëshmi për këtë jep edhe Rezak Krasniqi, 50 vjeç, i cili ka lindur në Leskovec, por që prej vitesh jeton në Prizren. Së fundi me vetëfinancim ai është duke e rregulluar pamjen e kroit publik në këtë lokalitet.

Krasniqi kujton se si para 7 vjetësh kishte ndërmarrë nismën për ndërtimin e kroit me beton, pas vendosjes paraprake të gypave të ujit, ndërkohë që prej disa ditësh ka nisur punimet për zbukurimin me gurë dekorativë të kroit.

Më Shumë

Sonte, spektakël i basketbollit pritet në Therandë

Beteja mes Golden Eagle Yllit dhe Pejës do të vazhdojë sonte mbrëma për kualifikim në finale të “Play-off”-it në Prince Caffe Superligë. Therandasit po fitojnë 2:1...

Moti sot: Diell, shi dhe shkarkime rrufesh

Të enjten, parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku pritet të ketë reshje shiu, lokalisht në formë të...

Lajmet e Fundit