16.9 C
Prizren
E premte, 18 Korrik, 2025

Letër burrave pas ndarjes

Jeta e shkrimtares Carson McCullers

Ajo ishte e gjitha një muzikë. Kishte veshur një këmishë të bardhë dhe në duart e gjatë dhe të hollë mbante një cigare. Ai vështronte tymin e kaltër që dilte prej gojës së saj dhe iu afrua pranë. Ndodheshin në barin e Universitetit të Nju Jorkut dhe ishte mbrëmje. Vetëm disa minuta më vonë ajo duhet të fikte cigaren dhe duhej të ngjiste shkallët e Universitetit për të ndjekur leksionet e Dorothy Scarborough. Në ato pak minuta ai i tha se quhej Reeves McCullers, dhe nëse ajo donte, ai mund ta shoqëronte pas leksionit për në shtëpi. Carson vështroi gotën e tij të mbushur me alkol dhe pranoj menjëherë. Ndonjëherë nuk duhet të mendohesh gjatë për të thenë një po, dhe Carson e kishte lexuar këtë në një libër.

Ata e pritën mesnatën bashkë në Nju Jork, dhe Reeves zbuloi se muzika ishte vërtet brënda kësaj gruaje, teksa në apartamentin ku rrinte me qera, ajo luajti për të në piano. Carson MucCullers ishte vetëm 20-vjeçe dhe u dashurua menjëherë me djaloshin që fliste aq bukur, dhe që I pëlqente të pinte deri vonë. Ai i kujtonte asaj, personazhe që dilnin prej librave të autorëve të saj të preferuar dhe nuk u mendua gjatë për ti thënë se e dashuronte. Në fakt Carson vërtet e dashuroi Reeves McCullers. Kaq vite pas vdekjes së shkrimtares së njohur amerikane, kritikët vijon të shkruajnë se ai ishte frymëzimi i një pjese të madhe të librave që ajo shkroi. Ata u martuan në vitin 1937 dhe u zhvendosën për të jetuar në Karolinën e Jugut. Në këtë kohë ajo nis të shkruajë dhe një nga romanet e saj më të bukura, “Zemra e një gjuetari të vetmuar”, libër i cili rrëfen izolimin shpirtëror të dikujt që vuante nga dashuria. Një libër që kërkon jo vetëm të grish ndjenjat njerëzore, por të tregojë dhe një pjesë të traditës të vëndit ku Carson kishte jetuar. Carson Mccullers është një nga shkrimtaret më të njohura amerikane. Ajo ka shkruar romane dhe tregime të shkurtra si dhe një pjesë veprash operistike.

Nëna e saj ishte e mbesa e një pronari të njohur tokash dhe hero gjatë luftës ndërsa i ati një orëndreqës. Nga mamaja ajo kujton përrallat e gjata dhe frymëzuese mbrëmjeve duke i quajtur grishjen e parë drejt letërsisë. “Ajo tregonte aq bukur, si të ishe duke lexuar një libër”, kujton Carson. Në moshën 10-vjeçare prindërit e futën të mësonte piano. Kur mbushi 15 vjecc babai i dhuroi një makinë shkrimi, ku Carson nisi të shkruante tregimet e para. Kur ishte adoleshente e vetmja ëndërr e vajzës me flokët e zeza nën supe, ishte të bëhej një pianiste e famshme. Teksa ëndërronte teatrot ku do të intepretonte, dhe dinte përmëndësh çdo partiturë që do të ekzekutonte, ajo se kishte menduar se një tjetër dashuri do ti linte pasi në dhomën e saj hyri një makinë shkrimi. Për orë të tëra ajo i shëndrronte mbrëmjet në përfytyrime që ktheheshin në tregime që dilnin një nga një nga makina e shkrimit.

“Deri atëherë dija që më pëlqente të lexoja, por të krijoje ishte një moment vërtet i artë”, kujton Carson. Letërsia do të largonte dalngadalë vëmëndjen e saj nga pianoja dhe pse në shtator të vitit 1934 ajo largohet nga shtëpia me një vapor nga Savanah, për të studiuar piano në Shkollën e muzikës në Nju Jork. Por, pak kohë më vonë, ajo mëson se të gjitha paratë e hequr mënjanë për shkollimin i ka humbur, dhe i duhet të gjejë një tjetër zgjedhjeje. Carson nisi punën si shërbyese dhe mbrëmjeve frekuentonte leksionet e shkrimtarëve si Dorothy Scarborough në Universitetin e Nju Jorkut. Në vitin 1936 ajo botoi librin e saj të parë. Në karrierën e saj si shkrimtare numërohen tetë romane si “Zemra e gjuetarit të vetmuar” (1940) të cilën e shkroi kur ishte 23 vjecce, “Refleksione nga syri i artë” (1941), “Anëtarët e një dasme” (1946), etj. Romani “Balada e një kafe të trishtuar” (1951) përshkruan vetminë dhe dhembjen e një dashurie të njëanshme.

Në kohën që e shkroi këtë libër ajo ishte rezidente në Yaddo , një vend ku mblidheshin artistë nga e gjithë bota në Nju Jork. Romanet e saj janë përshkruar gjithnjë si të përshtatshme për filma dhe disa janë ekranizuar. “Zemra e një gjuetari të vetmuar” është një nga filmat më të njohur me të njëjtin titull, po kështu dhe filmi nga libri “Refleksione nga syri i artë” me regji të John Huston ku luajnë Marlon Brando dhe Elisabet Tejlor. “Unë e takova për herë të parë Carson McCuller gjatë luftës, ndërsa isha duke vizituar Paulette Gpddard dhe Burgess Mertedith në Nju Jork”, shkruan regjisori Huston në biografinë e tij “Një libër i hapur” (1980). “Carson jetonte shumë pranë, dhe një ditë kur Buzz dhe unë dolëm jashtë për një shëtitje ajo na përshëndeti nga porta e saj. Atëherë ajo ishte rreth të 20-tave. Më kujtohet se ishte tepër e brishtë, sytë e ndritshëm e të mëdha, dhe dora që i dridhej. Paraliza e pjesshme e dorës nuk e pengonte portretin e Carson të dukej I bukur. Ajo diti ta kalonte këtë problem të jetës së saj, ashtu sicc diti të kalonte sfida të tjera me të cilat e përballi jeta duke treguar se ishte një grua e fortë”, shkruan Huston. Në vitin 1940 McCullers u nda nga bashkëshorti i saj dhe një vit më vonë ajo mori divorcin. Pas ndarjes nga Reeves ajo u largua drejt Nju Jorkut ku jetoi me Xhorxh Davis, redaktor në “Harper’s Bazaar”. Në Broklin ajo u bë anëtare e Shtëpisë së Artit. Pas luftës së dytë Botërore Carson jetoi pjesërisht në Paris. Miqtë e saj të ngushtë në ato vite ishin Truman Capote dhe Tennesse Williams. Por ndarja me Reeves e bëri më afër tij. “Ndarja na bashkoi më shumë”, do të rrëfente ajo më vonë. Carson provoi një jetë të lirë, duke bërë të gjitha ato gjëra që mendonte se mund tia jepte Reevers por sërish kuptoi se ccdo gjë që bënte e shtynte sërish drejt tij.

Gjatë kësaj periudhe ai Ishte dhënë më tepër pas alkolit. Në vitin 1945 ajo u shkruan një letër të gjithë burrave që kishte takuar pas divorcit, dhe vendos të rimartohet sërish me Reeves. “Vetëm ai mund të kuptonte botën tim, të gjitha luhatjet e emocioneve dhe dëshirat…ndoshta ne ishim njësoj”, kujton ajo. Tre vite më vonë ajo tentoi vetëvrasjen. Në vitin 1953 Reeves u përpoq ta binte atë, që të bënin vetëvrasje të dy, por ajo iku dhe ai vrau veten në hotelin ku rrinin bashkë në Paris duke pirë pilula gjumi. Pjesa e saj operistike “Rrënja katrore e mrekullueshme” e cila ishte vendosur në skenën pariziane, duket se e shtyu cciftin drejt kësaj përvoje traumatike.

McCullers vuajti gjatë jetës së saj nga një sërë semundjesh, kryesisht dhe nga alkoli. Kur ishte 15 vjecc ajo u prek nga një paralizë e lehtë dhe në moshën 31 vjeccare ajo nuk mundi të lëvizte dorën e saj të majtë. Ajo vdiq në Nju Jork më 29 shtator 1967 pas një hemoragjie celebrale. Vitet e fundit të jetës pas humbjes të së shoqit ajo u përpoq ta shkruante jetën e saj në një autobiografi të cilën e la të papërfunduar. Vepra e saj ka marrë vlerësimet e kritikës botërore. Shkrimtari anglez Graham Green shkruan ”Zonja McCullers dhe ndoshta Zoti Faulkner janë të vetmit shkrimtarë me një ndjeshmëri origjinale në të shkruar që pas vdekjes së D. H Laërence. Por mes të dyve une do të zgjidhja zonjën McCullers, ndoshta se e shkruara e saj është më e thellë dhe e vërtetë”. Ndërsa Artur Miller e quan veprën e saj të mrekullueshme dhe plot jetë. Dhe pse në dukje personazhet në librat e saj janë të vetmuar, në fund të librit ata e kanë gjetur dritën , për të lënë errësirën. Kjo e bën McCullers të jetë ndryshe, pasi ajo vepra e saj të ofron drejt zgjedhjeve, dhe atëherë kur ato duken larg… Jeta dhe vepra e saj kanë frymëzuar shumë shkrimtarë. Charl Bukovski ka shkruar një poemë kushtuar asaj ndërsa Tennessee Ëillimash I dedikoi veprën e tij “Verë dhe cigare” (1948) . Biografët Suzane Vega dhe Duncan Sheik I kanë kushtuar jetës së saj një muzikal, që e kanë quajtur “Të flasësh për dashurinë”.

A.Bardhyli / Marrë nga Gazeta Shqip

Më Shumë

Samuel Opeh, përforcimi i ri i Malishevës

Klubi i Futbollit Malisheva njofton se ka arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin nigerian, Samuel Opeh, i cili do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin...

S’ka fluks në pikat kufitare

Sipas përditësimit të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar nuk ka kolona në hyrje-daljet e pikave kufitare. Askund nuk ka pritje më të gjata...

Lajmet e Fundit