27.6 C
Prizren
E martë, 9 Shtator, 2025

Letra e kësaj vajze tronditi botën

Vajza 8 vjeçare Mary Surprenant si foshnje ka qenë e abuzaur rëndë sa që tani ajo ka mbetur palëvizshme.

Tani është e detyruar të jetojë pa i ndjerë këmbët, dhe sepse ka skoliozë të rëndë dhe shkopi që mban legenin e saj, dhe për këtë gjendje asaj i duhet që të operohet dy herë në vit.

Ajo ka qenë e abuzuar nga nëna biologjike dhe i dashuri i saj, dhe kur ajo u dërgua në spitalin e Atlantas ishte tetë mujashe, dhe mezi kishte 5 kilogramë. I gjithë trupi ishte i abuzuar, dhe kishte 14 fraktura në trup, transmeton TetovaSot.

Për fat të mirë, Mary është tani një fëmijë e lumtur, e mbushur me pikëllim dhe mirënjohje. Një letër që ajo e shkroi për punëtorët social dhe policinë të cilët merren me rastin e saj, është publikuar në disa media të shumta.

“Të dashur punonjës social dhe inspektor policor, unë dua t’ju falënderoj që më bëtë një vajzë të lumtur dhe që më keni mundësuar të kem një shtëpi të re dhe të ngrohtë. Unë tani duhet të hajë tre herë në ditë. Unë jam Mary Surprenant, kur unë isha një foshnje isha e lënduar dhe ju keni punuar me rastin tim. Aq shumë më lënduan se që nuk kam mundur as edhe të ecë, Legeni më është shkatërruar dhe nuk është e mundur të rregullohet”, ka shkrutjaur vogëlushja Mary.

Ajo më tej në letër shkruan: “E pyetët E.R si ndodhi. Por ai gënjeu. Tha se unë kam ra nga shtrati. Pastaj erdhët ju dhe u morrët e me rastin tim.Nëse nuk do më ndihmonit jeta ime do të vazhdonte të ishte e shëmtuar. Unë shpresojë se ju do të vazhdoni të ndihmoni fëmijët. Ju don Mary.”/TetovaSot/

Më Shumë

Rahoveci 029 përfundon me sukses testet mjekësore para sezonit të ri

Klubi basketbollistik Rahoveci 029 ka njoftuar se të gjithë lojtarët e skuadrës kanë përfunduar me sukses kontrollet mjekësore në prag të sezonit të ri...

Me kërkesë të avokatit ndërpritet gjykimi në rastin “Kobra”

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, këtë të premte, me kërkesë të mbrojtësit të të akuzuarit Dibran Hoxha, avokatit Florent Latifaj, është ndërprerë gjykimi në...

Lajmet e Fundit