-0.2 C
Prizren
E shtunë, 20 Dhjetor, 2025

Letra nga Labëria, mbretit Zog më 1930: Naltmadhëni, duam rrugën!

Rruga e Lumit të Vlorës, në historinë mes udhëkryqesh të mëdha politike dhe nismat sado të vogla për mëkëmbje, gërryer nga historia…

Pavarësisht kërkesave të panumërta nga populli i Labërisë së Sipërme, për t’i shpëtuar izolimit që vinte nga mungesa e rrugës, thuajse askush nuk e kishte marrë seriozisht këtë problematikë që kishte mbetur thjesht, një “ping-pong elektoral” dhe asgjë më shumë.

Referuar dokumenteve historike, kjo çështje shtrohet për herë të parë në rrafshin institucional, më 2 dhjetor 1930.

Më poshtë, faksimile e letrës së komuniteteve të kohës, adresuar Ahmet Zogut.

 

Gazeta “TemA” ka kryer një kërkim ku ka siguruar dokumentin e parë, ku shprehet hapur kërkesa e 11 katundeve për rehabilitimin e këtij aksi, që kishte vështirësuar jetën e banorëve të zonës.

Në letrën adresuar qeverisë së kohës, problemi i shtrohet Ahmet Zogut, duke shpalosur gjithë kalvarin e mundimeve që duhen hequr për t’u lidhur me qytetin.

Më Shumë

Një nxënës theret me thikë në Prizren

Një nxënës është therur me thikë në Prizren, pas një fjalosjeje me një nxënës tjetër. Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për...

Policia jep detaje për aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova” ku vdiqën dy gra nga Shqipëria

Nga aksidenti i rëndë që ndodhi mëngjesin e së premtes mes një veture dhe një kamioni që transportonte mallra në autostradën “Ibrahim Rugova”, humbën...

Lajmet e Fundit