Ylli e fiton Ligën Unike

Skuadra nga Suhareka, Golden Eagle Ylli e ka fituar turneun e Ligës Unike në basketboll, që të mërkurën përfundoi në Durrës.

Në ndeshjen finale, të luajtur në palestrën “Dhimitraq Goga”, Ylli fitoi ndaj Pejës me rezultatin 82:79.

Për Yllin, ky është trofeu i parë këtë edicion, derisa Peja pas kësaj disfate do të fokusohet në Superligën e Kosovës në basketboll.

Erjon Kastrati me 21 pikë të shënuara ishte më i dalluari tek Ylli.

Tek ekipi nga Suhareka, me lojë të mirë u veçuan edhe Mitchell Wilbekin (18) e Gëzim Morina (15).

Ndërkohë te Peja, që në këtë finale u paraqit pa kapitenin Dardan Berisha e lënduar, më efikasi ishte AJ Walton me 25 pikë e dhjetë kërcime, derisa pikë dyshifrore realizuan edhe Brandon Walters (15) e Leron Dendy (15).

Më Shumë

Mallorca vendos çmimin për Muriqin, prizrenasi drejt largimit

Krerët e Mallorcas raportohet se tashmë kanë përcaktuar çmimin për kartonin e sulmuesit të Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, i cili pritet të largohet...

Konfirmohet linja e deleve në Suharekë/ AUV-i merr masa urgjente në të gjithë vendin

Në fshatin Delloc të Suharekës është konfirmuar prezenca e sëmundjes “lija e deleve/dhive (Sheep Pox/GoatPox)”. Lajmin e ka bërë të ditur Agjencia e Ushqimit dhe...

Lajmet e Fundit