3.3 C
Prizren
E enjte, 18 Dhjetor, 2025

Letrat e dashurisë së Hitlerit për Eva Braun

Adolf Hitler njeriu që i solli botës kaq shumë humbje, në dashuri ishte një burrë si gjithë të tjerët. Së fundmi janë botuar letra dashurie që ai ia dërgoi Eva Braun . Më poshtë po botojmë një letër që ai ia shkroi më korrik të 1944-trës.
*
Mos u shqetëso për mua. Jam mirë, vetëm pak i lodhur. Shpresoj të kthehem shpejt e të pushoj në krahët e tua. Kam nevojë të madhe të pushoj, por detyra ndaj popullit gjerman është përpara çdo gjëje. Mos harro që rreziqet e shqetësimet e mia, nuk mund të krahasohen me ata të ushtarëve që janë në front. Të falënderoj për dëshminë që jep çdo ditë për dashurinë tënde, dhe ju kërkoj të falënderoni babain tuaj të respektuar dhe nënën tuaj të hirshme, duke i përcjellë urimet e mia. U tregoni atyre që unë jam krenar për dashurinë e një vajze që vjen nga një familje e tillë, e shquar. Ju kam dërguar uniformën që kisha veshur gjatë ditës fatkeqe, është një provë se Providenca më ka mbrojtur e nuk kemi më frikë nga armiqtë tanë.
Nga thellësia e zemrës, A.H

Ja si i përgjigjet ajo:
I dashur!
Të kam pranë vetes. Unë po vdes nga ankthi kur mendoj që je në rrezik. Kthehu sa më shpejt të jetë e mundur. Më duket sikur po çmendem. Koha është aq e bukur këtu, e çdo gjë është kaq paqësore sa ndjej turp për veten time. Ju e dini se gjithnjë ju kam thënë se do të vdisja nëse do t’ju ndodhte ndonjë gjë. Që nga takimi i parë ju kam premtuar se do të ndjek kudo që të shkosh, madje deri në vdekje. Ti e di që unë jetoj vetëm për dashurinë tënde.
Juaja Eva “

Më Shumë

Qytetari gjen granatë dore në Rahovec, FSK-ja e demolon në mënyrë të kontrolluar

Në rrugën “Bekim Isma” në Rahovec, gjatë kryerjes së punimeve me ekskavator, një qytetar ka hasur në një mjet të pashpërthyer, që dyshohet të...

Doktori kujdestar jep detaje për vdekjen e 8 vjeçares në Suharekë: Erdhi tek ne pa shenja jete

Një 8 vjeçare ka ndërruar jetë dje në Suharekë. Ajo është dërguar pa shenja jete dje rreth orës 21:30 në shërbimin urgjent të QKMF-së në...

Lajmet e Fundit