Përleshen mes vete, dy të lënduar në Malishevë

Policia raporton se në Malishevë pas një konflikti verbal kanë ardhur deri te kanosja dhe përleshja fizike në mes të pesë të dyshuarve.

Si pasojë dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore ndërsa në vendngjarje është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë.

Të dyshuarit janë shoqëruar në polici dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dy prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt./

Më Shumë

Liria e Prizrenit konfirmon vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Ismet Munishi

Liria e Prizrenit  ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Ismet Munishi, i cili do ta udhëheqë skuadrën edhe për tre vitet e ardhshme. Në...

Arrestohet një person pas vdekjes së 26-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin tragjik të ndodhur në Prizren, ku një 26-vjeçar ka humbur jetën...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit