Levent Kasemi: Brenda muajt do të intervenojmë në rrugën e fshatit Tupec

Drejtori i Shërbimeve Publike në Prizren, Levent Kasemi, premton se brenda muajt, do të vendosen “policët e shtrirë” dhe tabelat e shenjëzimit në rrugën e fshatit Tupec.

Ai tregon se, për shkak bllokimit të tenderit nga OSHP-ja nuk kanë pasur mundësi të intervenohet në kërkesat e banorëve të këtij fshati.

“ Ju e dini se shumë projekte janë bllokuar nga OSHP-ja . Tash nënshkruhet kontrata dhe do të intervenojmë”.

“ Besoj se brenda muajt do të do të vendosen “policët e shtrirë” si dhe tabelat e shenjëzimit ”, tha Kasemi për “PrizrenPress”.

Kasemi, premton se do të shqyrtohen të gjtha kërkesat e banorëve të fshatit Tupec.

Rruga Tupec-Nashec, është asfaltuar para disa vitesh nga ish-qeveria e Ramadan Mujës.

Në këtë rrugë nuk është vendose asnjë shenjë e komunikacionit.

Kryetari i fshatit Tupec, Mehmet Çoçaj, tha se fëmijët janë të rrezikuar nga shpejtësia e veturave./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Pas shpërthimit në Prizren, avokati Kadolli: Nuk dyshoj në askënd

Avokati Betim Kadolli ka reaguar pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi gjatë natës në afërsi të shtëpisë së tij në Prizren, ngjarje që shkaktoi...

Bylbyl Sokoli largohet nga Malisheva

KF Malisheva ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me kryetrajnerin Bylbyl Sokoli. Sipas komunikatës së klubit, vendimi është marrë pas një takimi dhe analize të...

Lajmet e Fundit