7.2 C
Prizren
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025

Librat e rinj

Anne Berest
“Si të jesh parisiane kudo që jeton”

Nga katër franceze të mahnitshme – më në fund një opinion i freskët dhe i guximshëm mbi atë se çfarë do të thotë në të vërtetë të jesh parisiane: mënyra si vishen, si argëtohen dhe si përpiqen të jenë vetvetja. Në paragrafë të shkurtër hokatarë, këto gra parisiane sjellin pikëpamjet e tyre shumë origjinale mbi stilin, kulturën, sjelljen dhe burrat. Autoret – Anne Berest, Audreu Diwan, Caroline de Maigret dhe Sophie Mas – beqare, por të lidhura dhe me fëmijë, janë shoqe prej vitesh. Ikonoklaste bohemiane të talentuara, me karrierë në botën e muzikës, filmit, modës dhe botimeve, ato janë atipikisht të hapura dhe të sinqerta, ndërsa demaskojnë mitet rreth asaj se çfarë do të thotë sot të jesh franceze.

Lauren Weisberger
“Hakmarrja vishet me Prada”

Këtu vazhdon historia e librit shumë të përfolur “Djalli vishet me ‘Prada’”. Miranda Prestli kthehet sërish. Ka kaluar një dekadë që kur Endi Saksi braktisi punën për të cilën “një milion vajza do të vrisnin për ta pasur” punën me Miranda Prestlin te revista Runway – një ëndërr që u shndërrua në makth. Endi dhe Emilia, asistentja tjetër, kanë bashkuar forcat dhe kanë themeluar një revistë nusesh, e cila shënon sukses dhe josh shumë të reja. Endi shkruan dhe kujdeset për brendinë. Emilia merret me festat dhe reklamimin si një gjë që di ta bëjë fort mirë. Ndërkohë Endi ka takuar dashurinë e jetës së saj, Maks Harrisonin, pasardhës i një familjeje të njohur në botën e medias: me besim në vete, i suksesshëm dhe tejet i pashëm. Dasma e tyre mbulon të gjitha faqet e mediave sociale, ndërsa miqtë dhe familja bashkohen për të festuar me çiftin e shkëlqyer…

Friedrich Hölderlin
“Poezi të zgjedhura”

Me dardha të verdha dhe
Trëndafila të egër ngado
Varet bregu mbi liqen,
Ju mjellma të hirshme
Dhe të dehura puthjesh
Kridhni kokat
Në ujin krejt të kthjelltë.
Ah, ku t’i gjej lulet
Në dimër, dhe ku
Ta gjej dritën e diellit
Dhe hijen e tokës?
Muret janë të prajtë e të ftohtë, në erë
Rrapëllijnë flugerët.

Kurt Vonnegut
“Mëngjes kampionësh”

Shkrimtari i dështuar Kilgor Trofta dhe biznesmeni i suksesshëm Duejn Huver takohen në një festival artistik, në një qytezë të humbur të Miduestit amerikan. Prej këtij takimi, Huveri merr shtytjen e fundit drejt çmendurisë, ndërsa Trofta kthehet në figurë qendrore të letrave në Amerikë.Për Vonnegut, “Mëngjes kampionësh” është përsosja përfundimtare e mjeshtërisë së shkrimit, si dhe kritika e tij më e hidhur ndaj dështimit të “ëndrrës amerikane”.

Më Shumë

KBF Bashkimi, klubi më i mirë i vitit

KBF Bashkimi është vlerësuar me çmimin prestigjioz “Klubi më i Mirë” për vitin 2025 në kategorinë e femrave, ndarë nga Federata e Basketbollit të...

Tentohet të digjet një restorant në Prizren, policia në kërkim të dyshuarve

Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me një rast të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm në fshatin Reçan të Prizrenit. Ngjarja ka ndodhur në...

Lajmet e Fundit