Libri që synon ndryshimin e politikës

BenBlushiShfryrja e poetit Ali Podrimja për hasmin, e ka sjellë të hënën, shkrimtarin dhe politikanin nga Shqipëria, Ben Blushi, në kafehanen “De Rada” në Prishtinë. Vargjet “Tokë me nda nuk kam. Hasmi në pidh t’samës. Me vdekë duhet mësue. Qençe nuk jetohet më” që janë të gravuara në murin e kësaj kafehane, është thënë ta kenë bërë “De Raden”, vendin e duhur për ta promovuar “Hënën e Shqipërisë”, librin e fundit të Ben Blushit.

Në lokalin që mban emrin e një rilindësi, Henri Çili, botues i librit dhe rektor i Universitetit Evropian të Tiranës dhe Baton Haxhiu, drejtor i televizionit Klan Kosova e kanë krahasuar librin që tregon pamundësinë e shqiptarëve për të bërë shtet, me librat dhe përpjekjet e rilindësve shqiptarë. Autori, tregon për problemet që ka shoqëria shqiptare me veten, në rrugën e gjatë të integrimit dhe përqafimit të vlerave evropiane, probleme që kryesisht, sipas autorit, vijnë nga kasta e keqe politike në hapësirën shqiptare.

Në njëqind faqe të librit të tij, Blushi shfaq dilemat dhe parashikimet e tij për 100 vitet e ardhshme të Shqipërisë, e ardhme kjo sipas autorit aspak premtuese, në të cilën populli shqiptar do të degradohet në çdo aspekt të jetës. Sipas Blushit shoqërinë shqiptare po e presin ditë të vështira dhe të pashpresa../tribuna/

Më Shumë

Vedat Muriqi mbërrin në Stamboll, pritet nga tifozët e Fenerbahçes

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, para pak çastesh ka mbërritur në Stamboll, pasi ka kompletuar rikthimin e tij në ekipin Fenerbahçe. Gjatë ditës,...

Java nis me shi dhe bubullima në Kosovë, temperaturat deri në 33 gradë nga fundi i javës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se me hyrjen në stinën astronomike të verës, Kosova do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme,...

Lajmet e Fundit