22.8 C
Prizren
E hënë, 29 Maj, 2023

“Lidhja Shqiptare gati drejt Manastirit e Shkodrës”

“Le Temps” ka botuar, të dielën e 20 mars 1881, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me sukseset luftarake të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, që, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Na shkruajnë nga Shkodra, më 14 mars, në agjencinë Havas:

“Lidhja shqiptare është zonja absolute e Prizrenit, Pejës, Shkupit, Gjakovës dhe Prishtinës, nga ku ka përzënë autoritetet e emëruara nga Porta.

Aktualisht, Lidhja ka 12.000 këmbësorë dhe 1.200 kalorës, të gatshëm për të marshuar në Manastir dhe Shkodër.

Pikërisht në këtë qytet, pakënaqësia e katolikëve ka arritur në kulm dhe pritet që ata të bashkohen me myslimanët, për të arritur autonominë, që  gjithë vendi e aspiron, që nga lufta turko-malazeze.

Në prani të këtij rreziku të ri, Porta e Lartë do ta kuptojë pa dyshim, sesa urgjente është që t’i japë fund, nëpërmjet propozimeve të kënaqshme, mosmarrëveshjes me Greqinë.”/ Konica.al

Më Shumë

Suharekë: Vdes foshnja dymuajshe, policia hap rast “Vdekje e dyshimtë”

Në ambulantën në Studençan të Suharekës sot është dërguar pa shenja jete një foshnje rreth dymuajshe. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë...

Dëshmitari i gjashtë thotë se fshatarët kanë bërë roje nga frika prej forcave serbe

Dëshmitari i gjashtë me kodin 4355 në gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes së Rexhep Selimit, avokatit...

Lajmet e Fundit