9.7 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Lidhjet e Mekajt me krimin

Salih Mekaj, kryetari i Gjykatës së Apelit, dyshohet të jetë thellë i përfshirë në dy raste të rënda kriminale, njëra me dilerë të drogës në Pejë dhe tjetra me rrjetin e fajdexhinjve, ku nën hetime si pjesëmarrës është edhe nipi i tij Asdren Mekaj, i cili ka ikur në SHBA.

Implikimi i tij në rastin e parë, është zbuluar rastësisht nga përgjimet e Policisë, e cila po i bënte rrjetit të drogës, ku Mekaj ka rënë nga bisedat telefonike, më pas përcjelljet që Policia i ka bërë lëvizjeve të tij me pjesëmarrësit e këtij grupi.

Derisa në rastin e përfshirjes së tij me fajdexhinj, ai personalisht ka negociuar me palën e dëmtuar, duke kërkuar të kryhen pagesat prej 200 mijë euro si borxh, për nipin e tij. Këtë rast Mekaj e ka prezantuar si “ndërmjetësim familjar”.

Gazeta “Zëri” ka mësuar për transkriptet e përgjimeve, fotografive, video-incizimeve dhe provave të tjera, që zbulojnë dyshimet për implikimin e tij në të dyja rastet kriminale.

E para me plan për t’ua zbutur masën e dënimit dy të burgosurve, dhe lirimin e shpejtë nga paraburgimi të Mentor Seferajt, të cilit i janë gjetur 119 kg drogë dhe Fahri Deçani i dënuar me 15 vjet për vrasje në Pejë. ./zeri/

Më Shumë

QRTK-ja rivlerëson Teqenë Halveti në Prizren

Ekipet e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren janë në terren, të angazhuara çdo ditë në procesin e rivlerësimit të aseteve të trashëgimisë...

Rahoveci prezanton qendrën e re

KB Rahoveci 029 ka zyrtarizuar përforcimin më të ri në radhët e skuadrës, duke prezantuar qendrën amerikane Naheem McLeod. Basketbollisti me gjatësi 2.24 metra pritet...

Lajmet e Fundit