“Lies”, kënga më e re nga Gashi

Gashi ka zbuluar datën e publikimit të këngës së re.

Reperi shqiptar me famë ndërkombëtare, Gashi, nuk po ndalet së punuari projekte të reja muzikore, shkruan lajmi.net.

Me anë të një postimi në Instagram, artisti bëri të ditur se kënga e tij e re titullohet “Lies” dhe publikohet të premten.

“Lies, të premten”, ka shkruar ai, ndërsa fansat po presin me padurim të shohin se çfarë po përgatit ai kësaj radhe.

Kujtojmë se “Upset” titullohet kënga e fundit e Gashit, të cilën e solli në bashkëpunim me Njomzën dhe Pink Sweats.

Më Shumë

Prizren: Kërkohet paraburgim për një të dyshuar për fajde, një tjetër në arrati

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi të dyshuar për veprën penale të fajdesë, ndërsa një person...

Aksident në Prizren, motoçiklisti pëson lëndime pas përplasjes me veturën

Një aksident trafiku është regjistruar sot në rrugën “Gani Saramati” në Prizren, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, duke rezultuar me lëndimin...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit