21.4 C
Prizren
E martë, 28 Prill, 2026

Likaj: Të punojmë së bashku që ta mbajmë në jetë skenarin A në shkolla

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, iu bën thirrje nxënësve, prindërve, mësimdhënësve dhe stafit të shkollave, që të respektojnë me përpikëri masat e rekomanduara nga MSh dhe IKShPK për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Likaj me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se asnjë skenar tjetër nuk e zëvendëson pjesëmarrjen në shkollë.

“Prandaj, të punojmë të gjithë së bashku që të mbajmë në jetë skenarin A (mësim me pjesëmarrje në shkollë).”

“Falënderoj të gjithë nxënësit, prindërit, mësimdhënësit, taskforcat, DKA-të, Kolegjiumin e DKA-ve, Asociacionin e Komunave, Ministrinë e Shëndetësisë, IKShPK, Policinë e Kosovës, SBAShK-un, inspektoratet përkatëse dhe të gjithë që po na ndihmojnë që ta kalojmë sa më lehtë këtë situatë pandemike”, ka shkruar Likaj.

Më Shumë

Arrestohen dy persona në Prizren, iu gjet kokainë, para e armë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Prizren, pasi dyshohen për shitje dhe shpërndarje të kokainës. Ata janë prangosur, pasi paraprakisht janë zhvilluar kontrolle...

Sonte finalja e madhe: Peja 03 dhe Bashkimi për titullin kampion

Sot zhvillohet ndeshja vendimtare e sezonit në Superligën e Kosovës në basketboll për femra, ku Peja 03 dhe Bashkimi përballen në finalen e shtatë...

Lajmet e Fundit