11.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Limaj: E duam Vetëvendosje!-n në Qeveri

Limaj , NISMAKryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se koalicioni LDK-AAK-Nisma është bërë pa ndërmjetësim ndërkombëtar. Ai ka thënë se ky koalicion është bërë pas një vlerësimi se Kosovës i duhet një koalicion i shumicës.

“Janë disa momente të reja në skenën politike të Kosovës. Jemi mbledhur pa na ftuar askush, pa ndërmjetësim ndërkombëtar. Jemi mbledhur, kemi biseduar, se është momenti të jemi bashkë, të ndërtojmë një koalicion, i cili do ta ketë shumicën”, ka thënë Limaj në emisionin “Info Magazine” në “KlanKosova”.

Lideri i Nismës, Fatmir Limaj, duke komentuar legjitimitetin e seancës së djeshme të Kuvendit, ka thënë se “ishte demokratike dhe legjitime”. “Shembulli i djeshëm i Kuvendit është shembull pjekurie dhe maturie edhe për vendet e rajonit”, ka thënë ai. Ai ka shtuar se nuk e shqetëson ankesa e PDK-së në Gjykatën Kushtetuese, por atë dje e kanë shqetësuar disa situata. “Zonjën Brovina e kanë parë dy milionë shqiptarë që bënte shkelje të rendit të ditës”, është shprehur Limaj.

Ai ka thënë se nuk ka dyshim që LDK-AAK-Nisma është grupi më i madh parlamentar. “Vendimet e Gjykatës Kushtetuese jemi të obliguar t’i zbatojmë, pavarësisht bindjeve a ka pasur të drejta a jo”, ka deklaruar Limaj.

Duke folur për Qeverinë Haradinaj, Limaj ka thënë se ai nuk do të jetë pjesë e saj, shkaku i dy proceseve gjyqësore që i ka të hapura. “Pavarësisht a janë të drejta apo jo, unë kam të hapura dy procese gjyqësore. Duhet ta respektojmë rendin demokratik dhe në raste të tilla, nuk do të ishte në rregull që unë të përfshihem në qeverisje”, ka thënë Limaj.

Ai ka folur edhe për përfshirjen e Vetëvendosje!-s në Qeveri të përbashkët me koalicionin LDK-AAK-Nisma. Ai ka thënë se të gjithë e dëshirojnë Vetëvendosje!-n në Qeveri sepse, sipas tij, do të bëhej një qeveri e fuqishme. “Ende kam shpresë se do t’i përafrojmë qëndrimet me Vetëvendosje!-n”, ka thënë Limaj, duke shtuar se marrëveshja duhet të ndërtohet në atë mënyrë që të gjithë t’i qëndrojnë asaj marrëveshje, e jo ta prishin për shkak të pamundësisë për ta zbatuar atë. “Të gjithë e dëshirojmë Vetëvendosje!-n në Qeveri, sepse do të kishim një Qeveri të fuqishme”, është shprehur Limaj.

Më Shumë

Suharekë: Sot varroset personi që dyshohet se ka kryer vetëvrasje në shtëpinë e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sdjeshme në Shirokë të Suharekës, dyshohet se një person i ka dhënë fund jetës së...

Moti sot me vranësira dhe intervale me diell

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ndonjë rajon mund të ketë reshje të izoluara shiu. Në orët...

Lajmet e Fundit