18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

“Sculp’edu” apelon për aplikim në edicionin e ri

Sculpedu3“Sculp Fest” ftonë të gjithë të rinjtë e shkollave të mesme dhe studentët nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia të aplikojnë në edicionin e tretë të festivalit “Sculp’edu”, i cili ka karakter edukativ. Të gjithë pjesëmarrësit të cilët do të përzgjidhen nga komisioni vlerësues do ta kenë mundësinë të jenë pjesë e ligjëratave, punëtorive, debateve dhe fjalimeve të artistëve vendor dhe ndërkombëtar, thuhet në komunikatë të këtij festivali.

Temë qendrore e këtij edicioni do të jetë “Mbrojtja e Mjedisit” bazuar në nxitje të mendimit kritik.

QËLLIMI
Vetëdijesimi i gjerë shoqëror mbi artin e skulpturës. Përgatitja e studentëve për studime në artet  aplikative dhe njoftimi i tyre me sistemet e edukimit të artit në vend dhe në rajon, shkëmbimi i eksperiencave për studentë dhe të rinj nga artistë dhe ligjërues ndërkombëtar dhe vendor. Përgatitja e të rinjve për orientim profesional në fushën e Artit dhe Arkitekturës.

ORGANIZIMI
Aktivitetet u dedikohen dy grupeve: “TË RINJVE (Teens)” dhe “STUDENTËVE (Students)”.
– Ne grupin e “TË RINJVE” mund të aplikojnë nxënësit e vitit të III-të dhe të IV-të të shkollave të mesme të cilët dëshirojnë të studiojnë për Art dhe Arkitekturë.
– Ne grupin e “STUDENTËVE” mund të aplikojnë studentë që vijojnë studimet në Bachelor dhe Master në Fakultetin e Artit dhe Arkitekturës.

ÇKA PËRFITOJ?!
– “TË RINJTË”, Sculp’edu është mundësia e Juaj e vetme e cila do t’ju shuaj dilemat rreth pyetjeve të shumta si?
1. A dëshiroj dhe a kam afinitet të studioj për Art ose Arkitekturë?
2. Si mund të përgatitem sa më mirë për rrugëtimin tim në këtë profesion?
3. Cilat Universitete mund të ma ofrojnë atë çka është më e mira për mua?
4. Si të marr njohuri dhe si të aplikoj në Universitete ndërkombëtare?

– “STUDENTË”, Ejani, pyetni dhe mësoni. Sculp’edu Ju ofron mundësi të jeni pjesë e punëtorive, ligjëratave, debateve, bisedave me artistë për t’ju ofruar eksperienca të reja profesionale qoftë ndërkombëtare apo vendore. Aty do te ketë diskutime interaktive, aty do të dëgjohet zëri Juaj, dhe aty do të çmohet ideja e Juaj.

ÇKA OFROJMË NE?
Sculp’edu organizohet në qytetin Prizrenit. Aktivitetet realizohen në “HAMAMIN E GAZI MEHEMET PASHËS” në datat: 3-7 SHTATOR 2014. Të gjitha shpenzimet rreth udhëtimit, akomodimit dhe  ushqimit do të jenë të mbuluara nga NE. Gjithashtu në kuadër të festivalit do të ketë ndeja atraktive për të gjithë JU.

Të interesuarit duhet të aplikojnë në [email protected] deri më 20 Gusht 2014 në ora 16:00.

Formën e aplikimit mund ta shkarkoni në linkun e mëposhtëm:
http://sculpfest.com/sculp-edu/news/applyforsculpedu2014.html

/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Shpërthimi në Ujman, Kurti: Serbisë dhe qarqeve të caktuara mike me të, nuk iu levërdis normaliteti i krijuar

“Serbisë dhe qarqeve të caktuara mike me të, nuk iu levërdis normaliteti i krijuar në atë pjesë të vendit tonë”, ka thënë kryeministri Albin Kurti...

Prizren, ngritet aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të gjykatës për keqpërdorim të pozitë

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve D.H., dhe I.I., për shkak të dyshimit se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer...

Moti sot me diell

Lajmet e Fundit