Limaj i përgjigjet Erdoganit: Haradinajn mund ta shkarkojë vetëm populli i Kosovës

Lideri i Nismës, Fatmir Limaj nga Prizreni i është përgjigjur presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Ai tha se askush nuk mund të kërcënoi kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn.

“Askush nuk mund të kërcënojë kryeministrin e Kosovës, asnjë shtet asnjë apo lider”, tha Limaj.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka kërcënuar sot hapur kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, për shkarkimin e dy personave të cilët ishin përgjegjës për operacionin që arrestoi ‘gylenistët’. Erdogan në një tubim të madh të partisë së tij, i ka thënë Haradinajt se do të japësh llogari për këtë.

“Vetëm populli i Kosovës mund të kërcënojë Kryeministrin, sepse ai ia ka dhënë mandatin, por kurrë asnjë shtet apo lider tjetër”, tha Limaj.

“Erdogan duhet ta ketë të qartë se Haradinaj ka mbrojtur Kushtetutën e Kosovës”.

Limaj tha se depërtimi i 6 shtetasve turq për në Turqi, do të hetohet deri në fund.

“Kjo çështje nuk do të hetohet deri në fund”, premtoi Limaj, shkruan PrizrenPress.

Sipas tij, ky rast ka dëshmuar se sistemi shtetëror ka telashe.

“Ka segmente shtetërore që duhet të lirohen nga agjendat e dyshimta”, tha Limaj./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prizreni prezanton potencialin ekonomik para bizneseve të diasporës në Zvicër

Drejtori i Administratës në Komunën e Prizrenit, Bexhat Bytyqi, po qëndron në Zvicër, ku po merr pjesë në Konferencën Ekonomike B2B në Lucern, të...

Në Prizren promovohet monografia për jetën dhe veprën e piktorit Hamdi Bardhi

Në Prizren është promovuar monografia kushtuar jetës dhe veprës së piktorit të njohur Hamdi Bardhi, një prej artistëve më të rëndësishëm që ka lënë...

Lajmet e Fundit