Aksidentohet autobusi me emigrantë, 17 të vdekur në Turqi

Të paktën 17 persona kanë vdekur dhe 36 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga përplasja e një autobusi me një shtyllë elektrike në lindje të Turqisë.

Mjeti transportonte emigrantë pa dokumente të rregullta, të kombësisë pakistaneze, afgane e iraniane, të cilët kishin hyrë në vend nga kufiri me Iranin. Autobusi kishte vetëm 14 vende dhe ishte i mbipopulluar. Nuk është akoma e qartë nëse kjo gjë ka ndikuar në shkaktimin e aksidentit tragjik.

Guvernatori i provincës, Enver Unlu, ka thënë se furgoni me migrantë ka goditur një shtyllë dhe është përfshirë nga flakët.

Disa nga viktimat kanë vdekur gjatë përplasjes me shtyllën, ndërsa pjesëtarët e tjerë kanë vdekur pasi furgoni më pas është përplasur me një tjetër makinë që po ashtu ishte duke bartur migrantë.

Agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu ka thënë se migrantët kanë qenë nga Afganistani, Pakistani dhe Irani dhe se makinat e tyre kanë kaluar ilegalisht në Turqi nga Irani.

Unlu ka thënë pasi ka arritur në skenën e sotme se “ne jemi duke u përballur me një tragjedi të dhimbshme të migrantëve”.

Më Shumë

Prizreni vazhdon mbështetjen për viktimat e dhunës, nënshkruhet Memorandumi i Mirëbesimit

Komuna e Prizrenit ka nënshkruar sot Memorandumin e Mirëbesimit me Qendrën për Strehimin e Grave dhe Fëmijëve në Prizren, duke vazhduar mbështetjen institucionale për...

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

Lajmet e Fundit