Nuk beson se Specialen do ta themelojë OKB

Pas dështimit të miratimit të amandamentit kushtetues, për Info Magazine në Klan Kosova ka folur avokati Tomë Gashi.

Ai shprehu bindjen se Specialja nuk do të formohet nga OKB-ja por do të jetë Kuvendi i Kosovës që do ta themelojë atë, megjithë mosvotimin e sotëm.

“Kuvendi do ta ketë edhe një rast sepse presioni nuk do të ndalet. Nuk besoj që çështja do të shkojë në OKB, sepse në ajo do të donte të formonte një Gjykatë Speciale për të gjykuar ish ushtarakët e UÇK-së ata munden që vetëm me një rezolutë t’i japin Gjykatës së Hagës këtë fuqi”, tha ai.

Gashi i dha edhe arsyet pse Organizata e Kombeve të Bashkuara nuk do të themelonte Gjykatën Speciale.

“Por, kjo do të rrezikonte themelet mbi të cilat është ngritur. Prandaj, do të bëhet presion ndaj deputetëve që me çdo kusht themelimi i kësaj gjykate të bëhet nga Kuvendi i Kosovës”, ka thënë avokati Gashi.

Më Shumë

Në Dragash sekuestrohen dru nga policia, transportoheshin nga Leposavici pa dokumente

Policia e Kosovës ka njoftuar se më datë 01 korrik 2026, gjatë patrullimit të rregullt, policët e Stacionit Policor të Dragashit – Drejtoria Rajonale...

Totaj priti kryeshefin e ri të “Hidroregjionit Jugor”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në një takim njoftues Kryeshefin e ri Ekzekutiv të KRU “Hidroregjioni Jugor”, Bekim Gashi,...

Lajmet e Fundit