18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Limaj: Koalicioni do ta ketë edhe grupin më të madh parlamentar

limaj ne rubikon1

Limaj ka thënë se nuk e di se si Arsim Bajrami e përcakton grupin më të madh parlamentar.
Ai ka thënë se koalicioni do ta ketë grupin më të madh parlamentar.

“Marrëveshjet mes subjekteve, janë marrëveshje politike. Nuk kanë kohë, nuk kanë moment, nuk kanë afat. Ne e njohim mirë Kushtetutën e vendit, edhe rregulloret edhe ligjet. Asgjë nuk do të ketë kontestuese, anti-kushtetuese”, ka thënë Limaj.

Ai ka thënë se kur të vie te implementimi i marrëveshjes, mund të flitet edhe për gjëra të tjera.

“Kur të shkon tek implementimi i marrëveshjes, mund të flasim për gjëra të tjera. Kjo marrëveshje nuk do të thotë se ka shkelur diçka pse është arritur para certifikimit të zgjedhjeve”, ka thënë Limaj.

“Grupi më i madh parlamentar, e propozon kandidatin për kryeparlamentar. Unë nuk e di ku apo si e di z. Arsim Bajrami e di cili është grupi parlamentar më i madhi. Ne do të kemi grupin parlamentar që do ta propozojë edhe emrin e kryeparlamentarit.”, tha Limaj.

Limaj: Koalicioni i ka numrat për formimin e qeverisë

Limaj ka thënë se koalicioni LDK, AAK, Nisma i ka numrat për formimin e qeverisë.
Ai ka thënë se partitë nuk do të hynin në koalicion, po të mos e mendonin këtë punë.

“Numrat për formimin e qeverisë, janë. Koalicioni i ka numrat për formimin e qeverisë. Nuk do t’i hynim kësaj pune po mos ti kishim numrat”, ka thënë Limaj.

Ai ka thënë se edhe Vetëvendosje mund të përfshihet në qeverisje, pasiqë ka hapësirë të mjaftueshme për këtë.
Limaj: Nuk kemi folur me askënd nga PDK, Nisma nuk ka gënjyer kur ka thënë se “mbajmë fjalën”

Limaj thotë se subjekti i tij politik, Nisma, ka peshën politike të cileën ia ka dhënë populli.

“Kemi peshën politike. Duhet të mësohemi se sipas peshës politike e ke edhe rolin.Marrëveshja është ashtu. Jemi realist, nuk ka pazare këtu, kjo është sa të ka votu qytetari”, ka thënë Limaj.

Ai ka folur edhe për ndonjë kontakt nga PDK, duke thënë se së fundmi, nuk ka pasur asnjë takim me ndonjë zyrtar të PDK’së.

“Ka pasur thirrje. Por ju siguroj se unë dhe z.Krasniqi nuk kemi pasur as takim privat me dikë nga PDK. Po presim rezultatin zgjedhor dhe nuk e kemi problem të takohemi me askënd”, ka thënë Limaj.

Limaj: Për herë të parë kemi një marrëveshje konkrete, pa ndërhyrjen e ndërkombëtarëve

Limaj thotë se marrëveshja e arritur mes partive politike, është marrëveshje demokratike. Ai thotë njëherit, se është marrëveshja e parë e ndonjë partie shqiptare, që e realizon atë pa ndonjë ndërmjetësim ndërkombëtar.

“U ndërtua një marrëveshje demokratike mes LDK’së, AAK’së dhe Nismës. Është marrëveshja më e shpejtë në krejt historinë shqiptare dhe është marrëveshje pa ndërmjetësimin ndërkombëtar”, ka thënë Limaj.

Limaj: Jemi befasia e zgjedhjeve, Nisma do të ketë rol kyç në zhvillimet politike

Kryetari i Kryesisë së Nisma’s, Fatmir Limaj, thotë se kjo parti nuk ka mundur të marrë një hap të tillë siç u mor pas zgjedhjeve, pasiqë ka qenë parti në konsolidim.

Ai thotë në emisionin “Rubikon” të KTV’së, se ashtu siç është thënë edhe para zgjedhjeve, Nisma ka dalë të jetë një subjekt befasues i zgjedhjeve të fundit.

“Nisma nuk ka mundur të bëjë një hap të tillë para zgjedhjeve, sepse ka qenë një faktor i ri në skenën politike të Kosovës. Atë që e kemi thënë, do të jemi një subjekt befasues”, ka thënë Limaj.

Ai ka thënë se partia e tij do të ketë rol kyç në zhvillimet politike, ashtu siç ka nisur së fundmi të ketë.

“Nisma do të ketë rol kyç në zhvillimet politike të vendit. Objektivi im ka qenë të jemi parti parlamentare dhe ky objektiv është arritur”, tha Limaj.

Më Shumë

Policia shqiptoi për 24 orë, 2292 gjoba në trafik

Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 2292 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente...

Lansohen pullat postare “Lojërat Olimpike Verore – Paris 2024”

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj nga sot ka lëshuar në qarkullim postar emisionin e ri të pullave postare “Lojërat Olimpike Verore –...

Lajmet e Fundit