15.2 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026

Limaj kujton maturantët e Malishevës, në 15-vjetorin e aksidentit

Kryetar i Nismës Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministër në detyrë Fatmir Limaj  ka kujtuar maturantët nga Malisheva  në 15 vjetorin e aksidentit, të cilët kishin humbur jetën deri sa ishin duke u kthyer nga eksursioni në Shqipëri.

Limaj ka shkruar se kjo ishte një ndër tragjeditë më të mëdha të pasluftës në Kosovë. Dhe humbje e madhe për familjet dhe për të gjithë shqiptarët.

“Në 15-vjetorin e vdekjes tragjike, kujtojmë 15 maturantët e Komunës së Malishevës, të cilët u aksidentuan derisa po ktheheshin nga një ekskursion në Shqipëri. Në këtë 15 vjetor rikthejmë në kujtesën tonë dhimbjen e madhe që shkaktoi një nga tragjeditë më të mëdha të pasluftës në Kosovë. Vdekja e Beratit, Esatit, Elgadafit, Mifailit, Rifatit, Xhevdetit, Visarit, Agronit, Ajetit, Esatit, Labinotit, Lulzimit, Megezonit, Rruhiut dhe Xhevdetit ishte humbje e madhe jo vetëm për familjet e tyre, por për të gjithë shqiptarët. Ata do të mbesin përgjithmonë në kujtesën tone”!

Më Shumë

Junior 06 fiton finalen e parë ndaj Trepçës në U14

Ekipi i vajzave U14 të Junior 06 Moni Bau ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Trepçës me rezultat 64:45, në ndeshjen e parë finale...

Shën Gjergji bashkon qytetarët e Prizrenit

Festimi i Shën Gjergjit në Prizren po u mbajt me shumë entuziazëm që nga orët e hershme të mëngjesit. Kjo festë tradicionale, e cila shënohet...

Lajmet e Fundit