Limaj kundër rinegocimit të Pakos së Ahtisaarit

Fatmir Limaj, nismaLideri i NISMA-s, Fatmir Limaj ka theksuar se çdo rihapje dhe rinegociim i Pakos së Ahtisarit nuk do jetë në të mirën e shtetit të Kosovës.

Ai lidhur me këtë ka shkruar në Facebook:
Zmbrapsja e koalicionit qeverisës dje para Qeverisë së Serbisë për mos ta kthyer Trepçën në ndërmarje publike, i krijoj parakushtet palës serbe që në bisedimet e ardhshme të negociohet për pronësinë e Trepçës dhe pasurive tjera të shtetit të Kosovës.

Se Pakoja e Ahtisaarit është hapur, rinegociuar dhe ndryshuar në shumë fusha në bisedimet e kaluara (siq është drejtësia, policia, asociacioni i komunave etj) kjo tashme dihet.

E vetmja fushë e paprekur deri tash në Pakon e Ahtisaarit ishte pasuria e Kosovës, tashme edhe kjo po hapet dhe do të jetë tema kryesore e negocimit me Qeverinë Serbe nga 9 shkurti e tutje.

Çdo rihapje dhe rinegociim i Pakos së Ahtisaarit nuk do jetë në të mirën e shtetit të Kosovës”.

Më Shumë

Aleanca në Prizren vazhdon fushatën intensive pranë qytetarëve

Aleanca në Prizren ka njoftuar se po vazhdon aktivitetet e saj në terren, duke zhvilluar takime me qytetarët në kuadër të fushatës zgjedhore. Sipas njoftimit...

“Nuk largohem pa e përmbyll me Lirinë” – Munishi hedh poshtë spekulimet

Trajneri i Lirisë së Prizrenit, Ismet Munishi, ka mohuar raportimet mediatike për një largim të mundshëm nga klubi dhe për bisedime me skuadra të...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit