8.2 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Limaj mbështet publikisht Zafirin

1474674_10201797697121323_757780507_n (1)Deputeti i Parlamentit të Kosovës, Fatmir Limaj, i ka dhënë mbështetje të fuqishme Zafir Berishës. Ai, ka kërkuar nga qytetarët e Prizrenit, që të qëndrojnë pas Zafirit. “Zafiri ka punuar dhe ecur në rrugën e dëshmorëve. Ai për asnjë moment nuk ju ka lënë vetë, prandaj qëndroni mbrapa njeriut të juve”.

Fatmir Limaj të enjten ka qëndruar në Prizren. Ai ka marrë pjesë në manifestimin e 28 Nëntorit, që është organizuar në lagjen “Tusuz” nga Bashkimi Demokratik i Zafir Berishës.

Limaj gjatë fjalimit të tij, para simpatizantëve të BD-së, ka kërkuar që të mos qëndrojnë mbrapa atyre që për dëshmorët e kombit kujtohen vetëm një herë në katër vite.

“Shkoni mbrapa Zafirit se iu bie mirë të gjithëve. Ka ardhur koha që Prizreni me pas njeriun e vetë. Unë do të qëndrojë afër Zafirit, ashtu sic ka qëndruar ai mbrapa meje në kohërat më të vështira”.

Limaj paralajmëroi se nga 1 dhjetori , bashkë me Zafir Berishën,do të vazhdojnë angazhimet  e tyre politike. ”Me 1 dhjetor fillon rrugëtimi ynë i përbashkët. Nga këtu e paralajmërojmë Prishtinën, se ne po vijmë”.

Limaj ka folur edhe për rëndësinë e festës së 28 Nëntorit. “Dëshmorët e kombit janë themel i shtetit të Kosovës”.

Kryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha tha ndërkaq se angazhimi dhe sakrifica e dëshmorëve ka ardhur në pikëpyetje për shkak keqqeverisjes dhe korrupsionit në Kosovë.” Bashkimi Demokratik doli forca më serioze në zgjedhjet e 3 nëntorit. Ne kemi motiv për të ndryshuar gjendjen e keqe në Prizren dhe Kosovës, e cila ka ardhur si rezultat i korrupsionit dhe keqpërdorimeve të pushtetit”, tha Berisha. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Afër 6 mijë shoferë gjobiten për përdorim të telefonit në Kosovë

Gjatë tre muajve të parë të vitit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 5,878 gjoba ndaj shoferëve që përdornin telefonin gjatë drejtimit të automjetit. Sipas ligjit,...

Gjonaj i Hasit në prag të festës: “Malësori” përgatitet për festivalin “Hasi Jehon 2026”

Ritmet e tupanëve dhe hapat e valleve burimore kanë nisur të ushtojnë në Gjonaj të Hasit. Shoqëria Kulturo-Artistike “Malësori” ka hyrë në fazën finale...

Delirium

Lajmet e Fundit