Limaj merr vendimin me shkrim për lirim, Salustro ankohet

FatmirLimaj-lirimiMbrojtja e Fatmir Limajt dhe nëntë bashkëluftëtarëve të tij për rastin Kleçka ka marrë sot vendimin edhe në formë të shkruar për lirimin e tyre. Aktgjykimi për lirimin tyre qe marrë më 17 shtator, por ai nuk u dorëzua me shkrim deri në ditën e sotme.

Menjëherë pas kësaj, prokurori i EULEX-it, Maurizio Salustro është ankuar ndaj vendimit të Gjykatës Themelore. Salustro ka deponuar sot në Gjykatën Supreme të Kosovës një ankesë ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë për lirimin e Fatmir Limajt dhe nëntë bashkëluftëtarëve të tij nga akuzat për krime lufte. Prokurori pretendon në ankesë se vendimi i Gjykatës Themelore kishte mangësi “duke shkelur, sipas tij, procedurën penale dhe vërtetimin e gabuar të gjendjes faktike.

Mirëpo si deklaroi për Koha.net avokati mbrojtës i Limajt, Tomë Gashi, deponimi i ankesës së Salustros nuk i brengos avokatët.

“Ankesa e Salustros nuk na brengos ne avokatët mbrojtës pasi në aktgjykimin lirues të gjyqtarit Malcolm Simons, në afro 290 faqe është sqaruar në hollësi çdo pikë e aktakuzës”, deklaroi Gashi.

Më Shumë

EC Ma Ndryshe kritikon ndërhyrjen mbi muralin në Kejin e Prizrenit, kërkon respektim të integritetit artistik

Organizata EC Ma Ndryshe ka reaguar ndaj ndërhyrjes së fundit artistike të realizuar në Kejin pranë Urës së Arastës në Prizren, duke shprehur shqetësimin...

Shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

20 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare. Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para në zgjedhjet parlamentare,...

Lajmet e Fundit