10.8 C
Prizren
E premte, 30 Shtator, 2022

Limaj: Në janar e dërgojmë në Kuvend një variant të pranueshëm për të gjithë të demarkacionit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka deklaruar se pret që çështja e demarkacionit me Malin e Zi, të përfundojë në muajin që vjen me një variant i cili do të respektojë interesat e Kosovës dhe të Malit të Zi.

Ai nuk ka treguar se cila është forma që do t’i kënaqte si qytetarët e Kosovës ashtu edhe ata të Malit të Zi, por tha se çështja e demarkacionit do të përmbyllet shumë shpejt.

“Demarkacioni do të përmbyllet. Unë pres që muajin e ardhshëm do të shkojmë dhe do ta kemi shumicën në Parlamentin e Kosovës për të përmbyll këtë çështje. Demarkacioni do të jetë variant i cili do t’i respektojë interesat e Kosovës dhe të Malit të Zi. Ne po punojmë që kur të shkojmë në Parlament të gjithë t’i duartrokasin variantit që do ta dërgojmë… Do të duartrokitet nga qytetarët e Kosovës po edhe nga miqtë tanë. Dhe përfundimisht ta mbyllim këtë temë. Ne po punojmë në atë drejtim. Duke i respektuar interesat e dy vendeve. Nga ky proces asnjë vend nuk del i humbur, përkundrazi, Kosova dhe Mali i Zi nga ky proces do të dalin edhe më të fuqishëm në marrëdhëniet e tyre ndërshtresore”, tha Limaj për Kosovapress.

Ai ka shtuar se veprimet që janë duke i marrë janë duke shkuar në drejtim që varianti që do të dërgohet në Parlament të Kosovës ta ketë shumicën parlamentare dhe të jetë i respektuar dhe i pranuar edhe nga fqinji jonë, Mali i Zi dhe miqtë tjerë.

Më Shumë

Lajmet e Fundit