2.6 C
Prizren
E enjte, 26 Dhjetor, 2024

Limaj: Ne po kërkojmë drejtësi

fatmirLimaj-tomGashi

(E plotësuar) Ka përfunduar seanca e sotme gjyqësore për rastin “Kleçka”. Në fillim të kësaj seance, prokurori Maurizio Salustro ka hequr dorë nga kërkesa që të dëgjohen si dëshmitarë tre ekspertët e Psikiatrisë për dokumentacionin mjekësor të të ndjerit Agim Zogajt. Deklaratat e këtyre tre ekspertëve janë pranuar si të lexuara.

Prokurori Salustro ka kërkuar që të bëhet një ekspertizë shtesë psikiatrike për dokumentacionet mjekësore të të ndjerit Agim Zogaj, duke propozuar që të caktohet një ekspert tjetër nga prokuroria.

Kërkesën e prokurorit Salustro e ka kundërshtuar pala mbrojtëse.

Ndaj kërkesës së Salustros, ka reaguar edhe vetë Fatmir Limaj: “Mbrojtja nga fillimi deri më tash është munduar t’i kryej vetëm detyrat e saj në mënyrë që të shkohet më tutje. Ky rol konstruktiv i yni ka të bëjë me përmbylljen meritore të këtij procesi nga ana e gjykatës, por shpeshherë, fatkeqësisht konstruktiviteti ynë është përdorur nga prokurori për ta penguar këtë proces”, ka deklaruar Limaj, shkruan Epoka e re.

Limaj i ka thënë kryetarit të trupit gjykues se për çdo çështje për këtë proces, prokurori ka mundur të kërkojë sqarime shtesë. Sipas Limajt, prokurori po bënë përpjekje për ta zvarritur procesin, sa për t’i mbajtur ata në arrest shtëpiak.

Limaj ka kërkuar nga kryetari i trupit gjykues që mos të pësojnë për shkak të neglizhencës së prokurorit Salustro. “Ju jeni ai që vendosni për vlerësime. Kërkoj nga ju që për shkak të mos efiçiencës së prokurorisë të mos pësojmë ne. Po ashtu kërkoj që mos të pësojmë nga pakënaqësitë e prokurorit. I nderuari panel ju vini nga standardet e larta të drejtësisë. Ju lutëm mos i ulni këto standarde. Ne po kërkojmë drejtësi”, është shprehur Limaj.

Duke parë kundërshtimet e palës mbrojtëse, kryetari i trupit gjykues, Malkom Simons ka deklaruar se gjykata do ta caktojë një ekspert për t’i analizuar raportet mjekësore të të ndjerit Agim Zogaj. “Nesër do t’ju njoftoj me emrin e ekspertit. Nëse keni kundërshtime, për këtë ekspert, pres që këto kundërshtime të parashtrohen me shkrim. Po ashtu, pres që deri më 24 korrik në orën 12:00 t’i parashtroni pyetjet me shkrim për këtë ekspert”, ka thënë Simons.

Seanca e radhës për rastin “Kleçka” do të mbahet më 2 shtator, kur pritet të dëshmojë eksperti i propozuar nga Gjykata Apelit.

 

Sot vazhdon seanca për rastin “Kleçka”

Sot (e enjte) në Gjykatën e Apelit në Prishtinë, konkretisht në sallën e improvizuar në “Kinemanë ABC1”, do të vazhdojë seanca gjyqësore në rastin “Kleçka”, në të cilin janë të përfshirë Fatmir Limaj dhe nëntë ish-bashkëluftëtarët e tij.

Në këtë seancë do të vendoset nëse do të ftohen tre ekspertë psikiatër për të dëshmuar para trupit gjykues lidhur me dokumentacionin mjekësor të të ndjerit Agim Zogaj, i njohur si dëshmitari “X”.

“Sot (e enjte) do të vendoset se a do të ftohen tre ekspertë të psikiatrisë apo do të lexohen deklaratat e tyre në lidhje me gjendjen psikiatrike të dëshmitarit Agim Zogajt në kohën kur ai është trajtuar në Repartin e Psikiatrisë në Prizren dhe Prishtinë”, ka thënë Gashi për “Epokën e re”.

Më Shumë

Oda e Prizrenit përmbyll me aktivitete të suksesshme vitin 2024

Oda e Ndërmarrësve Zejtarëve në Prizren ka përmbyllur vitin 2024 me një gamë të gjerë aktivitetesh, të cilat synojnë përmirësimin e kushteve për zejtarët...

Arrestohet një person në Vërmicë nën dyshimini për dhënie ryshfeti

Një person është arrestuar në pikëkalimin kufitar në Vërmicë pasi dyshohet për dhënie ryshfeti. Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur...

Lajmet e Fundit