13.9 C
Prizren
E shtunë, 20 Shtator, 2025

Limaj prezanton aderimin e ish -nënkryetarit të Suharekës

Nisma Socialdemokrate, në prag të zgjedhjeve të parakohshme po vazhdon të prezantoj aderimet e reja.

Këtij subjekti, nga sot i është bashkuar edhe doktori i njohur nga Suhareka, Refki Bytyqi, i cili një kohë ka qenë edhe nënkryetar i komunës së Suharekës.

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë se ardhja e tij është vlerë e shtuar për Nismën dhe se me të do të jenë më të fuqishëm jo vetëm në Suharekë, por edhe në gjithë vendin.

“Nisma Socialdemokrate është një mundësi e mirë për të gjithë profesionistët shëndetësorë, që së bashku të angazhohemi fuqishëm për të jetësuar politikat tona shëndetësore, që në fokus kanë shëndetin e qytetarëve të Kosovës. Çdo ditë njerëz të moshave e profileve të ndryshme po na bashkohen me vullnet dhe energji pozitive për të kontribuuar për vendin”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në ‘Facebook’.

Postimi i plotë i Limajt:

“I lumtur që sot familjes sonë politike iu bashkua edhe doktori i njohur nga Suhareka, Refki Bytyqi. Dr. Bytyqi ka një përvojë të gjatë mbi 30-vjeçare në fushën e mjekësisë. Ardhja e tij është një vlerë e shtuar për subjektin tonë. Me doktorin do të jemi më të fuqishëm jo vetëm në Suharekë, por edhe në gjithë vendin. Për një kohë ai ka qenë edhe nënkryetar i Komunës së Suharekës. Nisma Socialdemokrate është një mundësi e mirë për të gjithë profesionistët shëndetësorë, që së bashku të angazhohemi fuqishëm për të jetësuar politikat tona shëndetësore, që në fokus kanë shëndetin e qytetarëve të Kosovës. Çdo ditë njerëz të moshave e profileve të ndryshme po na bashkohen me vullnet dhe energji pozitive për të kontribuuar për vendin. Na priftë e mbara! FL”

Më Shumë

Nezir Çoçaj sqaron takimin me deputetin e VV-së, Arbër Rexhaj: Ishte kafe miqësore, jo marrëveshje politike

 Pas publikimit të fotografisë së takimit të tij me deputetin e Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj, kandidati i Nismës Socialdemokrate për Kuvendin Komunal të Prizrenit, Nezir...

Arrestohet një person për ngacmim në Suharekë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person për ngacmim në Suharekë. Ai dyshohet se ka ngacmuar një grua. “Është arrestuar i dyshuari mashkull...

Lajmet e Fundit