12.4 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026

Limaj shuan shpresën e LDK-së për zgjedhje

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, nuk sheh arsye që vendi të shkojë në zgjedhje. Thotë se Qeveria e drejtuar nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, do të vazhdojë të punojë për t’i kryer detyrat e veta.

“Qeveria është shumë stabile “, tha Limaj, në një prononcim për media në Prizren, shkruan “PrizrenPress”.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka propozuar që vendi të shkojë në zgjedhje, jo duke rrëzuar Qeverinë, por duke kërkuar konsensusin politik të partive për t’u ulur dhe dakorduar për datën e zgjedhjeve të parakohshme, pas daljes nga Qeveria e Listës Serbe dhe ngjarjet e fundit në Kosovë.

Ndërkaq, zëvendëskryeministri, Limaj tha se vendi duhet të shkojë në zgjedhje, atëherë kur Qeveria nuk i kryen detyrat që i ka marrë në përgjegjësi.

“Arsye për të shkuar në zgjedhje gjithmonë ka atëherë kur Qeveria nuk i kryen detyrat e saj, por Qeveria është duke i kryer detyrat dhe do të vazhdojë t’i kryejë edhe ti kalojë sfidat me të cilat po ballafaqohet”, tha Limaj.

Sipas tij, Kosova sot ka një Qeveri që nuk i shmangë dhe fsheh problemet.

“Kjo Qeveri nuk ikë nga sfidat”, tha Limaj./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Vdiq një person në Prizren, u rrokullis me motor

Një person ka vdekur pasi ishte rrokullisur me motor në Prizren të enjten. Policia ka njoftuar se viktima ishte shtetas i huaj. https://prizrenpress.com/shiten-banesa-moderne-ne-lagjen-tranzit-i-ri-te-prizrenit-mundesi-pagese-me-keste/ “Raportohet se si pasojë...

Çikat e Bashkimit dominojnë ndaj Pejës 03 në finalen e tretë

Bashkimi ka shënuar fitore bindëse ndaj Pejës 03 me rezultat 91:67, në ndeshjen e tretë të finales së Play-Off-it në Superligën e Femrave, raporton...

Lajmet e Fundit