Limaj takon udhëheqjen e Nismës në Therandë

limaj ne suharekKryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka vizituar të premten degën e kësaj partie në Therandë.

Limaj ka thënë se Nisma do të jetë në shërbim të qytetarëve të kësaj komune. “Së bashku më anëtarë tjerë të Kryesisë së NISMA për Kosovën, isha për takim pune në komunën e Therandës, ku takova Kryetarin e degës së NISMA për Kosovën – dega në Therandë, z. Shaban Gollopeni dhe anëtarë tjerë të kryesisë së NISMËS në këtë degë. Jam shumë i kënaqur me organizimin dhe punën që po bënë dega e NISMËS për Kosovën në Therandë, për përkushtimin dhe vullnetin e madh që kanë këto struktura për t’u angazhuar fuqishëm të punojnë dhe shërbejnë për qytetarët e kësaj komune. Të gjithë anëtarët e kësaj dege të Nismës meritojnë respekt dhe mirënjohje të thellë. Kjo degë dhe këta njerëz të mirë, në çdo kohë do të kenë mbështetjen time dhe të Nismës për Kosovën”, ka shkruar Limaj në profilin e tij në “Facebook”.

Më Shumë

Kurti në Has vlerëson sakrificën e dëshmorëve dhe rolin e sportit

“Qeveria do të jetë mbështesë çdo iniciativë sportive”. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbrëmë i shoqëruar edhe nga...

Prizren: Policia kap personin në kërkim – dërgohet në burg

Policia ka bërë të ditur se sot është lokalizuar dhe arrestuar një person në Prizren. Sipas policisë i njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte...

Lajmet e Fundit