18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Limaj, Thaçit: Bashkëluftëtarët nuk mbështesin njerëz si Irfan Fusha

Arbana nismaKryetari i Nismës për Kosovë Fatmir Limaj, ka kritikuar kryeministrin në largim Hashim Thaçin, për keqpërdorimin e veteranëve të UCK-së. Ai tha se bashkëluftetarët nuk pranojnë të mbështesin njerëz si Irfan Fusha.

“Keqpërdorimi i veteranëve të UCK-së nga kryeministri në largimështë i pa pranuëshëm, sepse të kërkosh nga luftëtarët të mbështeten njërz si Irfan Fusha nuk ka kuptim”, ka thënë Limaj.

Kryetari i Nismës për Kosovë, Fatmir Limaj, bashkë me atë të BD-së, kanë mbajtur një tubim në lagjen “Arbana” në Prizren.

Limaj kërkoi nga të pranishmit që të votohet Nisma.

“ Ne kemi programin më të mirë për zhvillimin e shteti dhe se në listën e Nismës keni njerëzit me të mirë që mund t’iu përfaqësojnë në Parlamentin e Kosovës”

“Ne atë që e premtojmë e realizojme dhe për këtë edhe motoja e fushatës sonë ështe “ Ne e mbajmë Fjalën”.

Në këtë tubim ka folur edhe kandidati për deputet,Zafir Berisha.

“Ju jeni lagjeja që bashk me lagjen ‘Tusuz’ dhe lagjen ‘Kurillë’ ju keni prirë proceseve për ndryshim në interest ë Kosovës dhe qytetarëve të saj sa herë ka qenë nevoja, prandaj edhe kësaj radhe kërkoj nga ju që të jeni pjesë e ekipit të Nismës, numrit 59 dhe të mbështetni kandidatët e Prizrenit me qëllimin që kultura politike e qytetit tonë të përfaqësohet denjësisht në Parlamentin e Kosovës”.

Takimin e përshëndeti edhe kordinatori I Nismës për Kosovë në Prizren SejdullaHoxha dhe kandidatët për deputet Albulena Balaj Halimaj dhe Feim Mazreku./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Arrestohet një person në Rahovec, pasi në gjendje të dehur kërcënon policët

Një person është arrestuar të hënën në Rahovec, ku dyshohet se në gjendje të dehur ka kanosur zyrtarët policorë. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës,...

ZKA: Komuna e Rahovecit nuk përfundoi punët sipas afateve kohore në nëntë kontrata

Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur se Komuna e Rahovecit nuk i ka përfunduar sipas afateve kohore punët në nëntë kontrata publike. Në projektin “Trajtimi...

Lajmet e Fundit