22.8 C
Prizren
E shtunë, 15 Qershor, 2024

Unifikohen kurrikulat Shqipëri-Kosovë

RameBuja-ministri arsimitShqipëria dhe Kosova kanë nënshkruar paraditen e së martës marrëveshjen për unifikimin e kurrikulave, një hap ky drejt unifikimit të sistemeve arsimore të dy vendeve.
Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama ka vlerësuar se kjo marrëveshje shënon vendosjen e gurit të themelit për arsimin e përbashkët Shqipëri-Kosovë dhe ka bërë thirrje për nisjen sa më parë të punës.

“Punën që do bëhet për arsimin duhet ta shfrytëzojmë për të bashkuar forcat dhe eksperiencat drejt europianizimit të arsimit. Hapat drejt një unifikimi të sistemit arsimor nuk janë një lëvizje drejt bashkimit mekanik, por një ecje e përbashkët drejt asaj çka duam të kemi nesër për gjeneratën tjetër të shqiptarëve”, ka thënë Rama. Ai është shprehur se, kjo lëvizje unifikimi do të sjellë një cilësi të re të dijes dhe hapjen e kantiereve të përbashkëta të punës.

“Gjithashtu, kjo lëvizje nis në një kohë kur këmbanat e alarmit bien fort për mësimin dhe shqipen”, ka shtuar kryeministri. Ndërsa ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, duke e cilësuar si ditë historike e emocionuese nënshkrimin e marrëveshjes, ka thënë se ambicja është që unifikimi i kurrikulave të nisë nga zbatimi që shtatorin e ardhshëm.

“Të punojmë që ky unifikim të nisë nga zbatimi këtë shtator. Korniza që unifikuam bën që studentët kosovarë ta vijojnë arsimin në Shqipëri e anasjelltas”, ka thënë Nikolla. Gjithashtu, ka nënvizuar ajo, dy qeveritë do bëjnë të mundur që studenti të vijojë studimet edhe në vendet e BE. “Një epokë e re fillon për arsimin shqiptar”, ka vijuar ministrja, për të shtuar se sistemi arsimor shqiptar do të jetë si ai i Kosovës, 5 plus 4 plus 3.

Nënshkrimi i marrëveshjes është përshëndetur edhe nga ministri kosovar i Arsimit, Ramë Buja, i cili ka bërë këtë koment: “Kosova dhe Shqipëria janë bashkë në dije. Përgëzoj këtë pjesë të rrugës sonë që ne realizuam sot. Ne po i japim njëri-tjetrit dhe kjo është çështja. Jam shumë i gëzuar dhe mirënjohës për ata që punuan”.

Më Shumë

Përkujtimi i 25 vjetorit të çlirimit të Prizrenit: Homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë

Në nderim të heronjve të kombit, kryetari Shaqir Totaj, së bashku me zyrtarë të ekzekutivit, familje të dëshmorëve, përfaqësues të shoqatave të dala nga...

Itali-Shqipëri, formacionet e mundshme

Kampionati Evropian nis sonte me duelin Gjermani-Skoci me fillim nga ora 21:00. E nesër në mbrëmje do të luajë Kombëtarja e Shqipërisë ndaj Italisë. Italianët janë...

Lajmet e Fundit