8.8 C
Prizren
E martë, 17 Mars, 2026

Limani ka një mesazh për Lirinë

Drita nesër takohet me Lirinë dhe pret të shënojë fitoren e radhës në rrugën drejt titullit të kampionit. Për kapitenin e Dritës dhe futbollistin e Përfaqësueses së Kosovës, Ardian Limani, kjo përballje është mjaft e rëndësishme. “Ne respektojmë Lirinë pasi është skuadër mjaft e mirë.

Në këtë ballafaqim duhet të marrim maksimumin, sepse çdo gabim na kushton dhe na humb tërë mundin e këtij kampionati.

Ndeshjes do t`i hyjmë me një qetësi maksimale dhe do të jemi të freskët. Kemi pasur gjatë këtyre tri javëve ndeshje shumë të ngarkuara, por ne po ecim drejt synimit tonë të përbashkët me tifozët tanë ‘Intelektualët’, të cilët janë inspirimi ynë ndeshje pas ndeshje, ndërsa alternativë tjetër përpos fitores nuk kemi”. ka bërë të ditur kapiteni i Dritës. Skuadra e tij e kryeson renditjen me 60 pikë, tri më tepër se Prishtina që është e dyta.

Më Shumë

Ylli pret Apoloninë

Golden Eagle Ylli do të përballet me Apoloninë në kuadër të xhiros së gjashtë të Ligës Unike të Meshkujve, në një ndeshje të rëndësishme...

Sulm ndaj zyrtarit policor në Samadrexhë, arrestohet i dyshuari

Një incident është raportuar mëngjesin e së martës në fshatin Samadrexhë të Suharekës, ku një person dyshohet se ka tentuar të sulmojë zyrtarët policorë...

Lajmet e Fundit