6.5 C
Prizren
E hënë, 23 Mars, 2026

Liria-Ballkani, ndeshja kryesore e së dieles në Superligë

 

Superliga e Kosovës në futboll, të dielen do t’i ketë tri ndeshje në program.

Loja kryesore do të zhvillohet në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren, ku kampioni aktual Ballkani do të përballet me Lirinë e cila gjendet në vendin e fundit të renditjes tabelare.

Ndeshje mjaft interesante pritet të zhvillohet edhe në mes të Prishtinës dhe Ferronikelit.

Aktualisht, skuadra nga kryeqyteti gjendet në vendin e pestë me 26 pikë derisa ekipi nga Drenasi në vendin e shtatë, me 21 pikë, e që të dyja skuadrat e kanë synim renditjen sa më të mirë në tabelë dhe plasmanin në garat evropiane.

E treta, do të jetë po ashtu një takim i fortë mes Dukagjinit dhe Malishevës, që kanë një pozicionim goxha të mirë në tabelën e Superligës.

Ekipi nga Klina, është në vendin e gjashtë me 24 pikë, derisa Malisheva është në të katërtin me 29 pikë.

Të gjitha ndeshjet nisin nga ora 13:00.

Pjesa pranverore e Superligës ka nisur të shtunën, më 10 shkurt.

 

Më Shumë

Kastrati uron qytetarët për Fitër Bajram

Kryetari i Malishevë, Ekrem Kastrati, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe festës së Fitër Bajrami. Në...

Arrestohet një person në Prizren, i gjenden marihuanë, kokainë dhe një thikë

Një person është arrestuar në Prizren nën dyshimin për posedim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve. Sipas burimeve, rasti ka ndodhur më 17 mars 2026,...

Lajmet e Fundit