8.3 C
Prizren
E premte, 20 Mars, 2026

Liria e merr trajner ish-ndihmësin e Fatih Terimin

 

Liria është bërë me trajner të ri.

Klubi prizrenas ka njoftuar se e ka angazhuar trajnerin Nedim Yigit, i cili më herët ishte ndihmës i trajnerit të njohur turk, Fatih Terim tek Kombëtarja turke.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi prizrenas përmes faqes së tij zyrtare në Facebook, duke i uruar punë të mbarë dhe suksese atij në rrugëtimin e përbashkët, shkruan “Gazeta Express”.

“Ai, tashmë zyrtarisht do të jetë kryetrajner i Lirisë.Shpresojmë që përvoja e tij të sjell suksese klubit tonë, por dhe futbolli kosovar, të ketë dobi nga ky njohës i futbollit”, ka thënë Valon Osmani, menaxher i Lirisë.

Vetë trajneri Ygit, është shprehur i kënaqur që mori drejtimin e skuadrës. ” Do të bëjmë punë të mira. Do të jap gjithë dijen time që ekipin ta dërgojmë në nivele të larta”, tha ai pas nënshkrimit të kontratës

 

Më Shumë

Peja 03 – Bashkimi, sonte në Prizren luhet finalja e madhe e Ligës Unike për femra

Sonte në Prizren do të zhvillohet finalja e madhe e Ligës Unike për femra, ku për trofeun do të përballen dy skuadrat kosovare, Peja 03...

Final 4 i Ligës Unike të femrave në Prizren

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka vendosur që Final 4 i Ligës Unike Femrat të mbahet në qytetin e Prizrenit, me...

Lajmet e Fundit