Lirohet nga spitali 16 vjeçari sirian që u plagos në Vërmicë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të së shtunës në Vërmicë të Prizrenit, ku dy shtetas të Sirisë dyshohet se u qëlluan me armë zjarri nga disa persona. Sinjali raportoi se njëri nga ta ka arritur që të kërkojë ndihmë mjekësore, ndërsa tjetri u gjet pa shenja jete pas disa orësh kërkimi në një mal.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se 16-vjeçari që po trajtohej në Spitalin rajonal të Prizrenit, është liruar nga hospitalizimi pasi që gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar.

Sinjali mëson se i njëjti menjëherë pas lëshimit nga spitali është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe pas përfundimit të procedurave, prokurori ka nxjerrë aktvendim që ai të ndalohet për 24 orë.

Kujtojmë se pas mbledhjes së provave materiale dhe informacioneve tjera, e vendim të prokurorit është iniciuar rasti ‘Vrasje e rëndë’.

Rrethanat se si ka ndodhur rasti dhe motivet që çuan deri në ngjarjen tragjike janë ende të paqarta.

Më Shumë

Personi që goditi me veturë për vdekje policin në kufi është 28-vjeçar

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në afërsi të pikë-kalimit kufitar në Vërmicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasojë vdekjen e...

Taulant Pireci rikthehet te FC Prizreni

FC Prizreni ka zyrtarizuar rikthimin e futbollistit prizrenas Taulant Pireci, i cili sërish i bashkohet familjes bardhë e kaltër si pjesë e projektit të...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit