13.2 C
Prizren
E shtunë, 1 Nëntor, 2025

Listat e dërguara në UP janë keqpërdorur

UP-rektoratiShoqatat e luftës mund të konsiderojnë se kanë të drejtë, por një hulumtim i RTK-­së sjell fakte rreth keqpërdorimeve që po bëhen gjatë regjistrimit të studentëve nga listat e dërguara nga OVL e UÇK­.
Ekipi i RTK-­së sjell argumente për regjistrimin e disa studentëve që në fakt nuk janë fëmijë të dëshmorëve, invalidëve apo veteranëve të luftës.
Në afatin e parë të provimit pranues janë pranuar mbi 120 studentë, emrat e të cilëve iu dorëzuan Rektoratit të UP-­së nga Organizatat e dala nga lufta. Lista u dorëzua pa u argumentuar nëse kandidatët janë fëmijë të kategorive të dala nga lufta. Kjo çështje ka nxitur dyshime të mëdha.
Ndër të tjera, listat janë dorëzuar pa emrat e prindërve të kandidatëve që është e vështirë të verifikohet. Bazuar në këtë fakt, RTK ka bërë një hulmtim ku më shumë se 7 studentë (emra të njohur për redaksinë) vetëm në Fakultetin e Mjekësisë nuk korrespondojnë me të dhënat se janë fëmijë të dëshmorëve. Këto i konfirmojnë në kushte anonimiteti edhe zyrtarët e lartë të rektoratit.
Njëri nga kandidatët tashmë student i Fakultetit të Mjeksisë me iniciale E.J (emër i njohur për redaksinë) në numrin kontaktues që ka lënë në UP, del të jetë i një femre. Ajo prezantohet si prokurore dhe nuk jep detaje lidhur me studentin në fjalë. Ndërkohë në rektorat thonë se studenti në fjalë besohet se prindërit i ka të gjallë!

Një rast tjetër në vend të studentit M.H lajmërohet axha i tij. Ai thotë se nipi i tij e ka nënën e vrarë. Për mënyrën e regjistrimit të nipit të tij ai na rekomandon që të pyesim shoqatat e OVL- UÇK­së.

Ndërkohë sugjeron gazetarët që të mos merren me këtë çështje.
Studentja tjetër A.Z thotë se prindin e ka dëshmor megjithatë nuk mundet ta dokumentojë pasi është e birësuar nga xhaxhai i saj dhe jo në emër të prindit biologjik që është dëshmor. Ajo e pohon faktin që megjithëse e paargumentuar ka përfituar të drejtën për tu regjistruar në fakultet në emër të xhaxhait.

A.GJ ka deklaruar se nënën e ka dëshmore ndërkohë sipas burimeve në Rektorat nëna e tij është gjallë dhe punon në një insitucion publik! Ky fakt është vërtetuar nga zyrtarët e Rektoratit të cilët janë në kërkim të dëshmive nga OVL­ UÇK.

M.P ka deklaruar se vëllai i saj është dëshmor ndërkohë sipas verifikimeve që ka bërë UP­-ja pohimet e saja janë të sajuara pasi studentja në fjalë nuk ka mundur ta dëshmoj atë.
Një studente tjetër me iniciale G.RR thotë se ajo kishte përmbushur pikët e kërkuara ne test por, për shkak të konkurrencës nuk ka arritur të regjistrohet dhe më pas ajo është drejtuar tek shoqatat e dala nga lufta pasi është mbesa e një dëshmori.

Mungesa e argumentimit të listave të dërguara nga organizatat e dala nga lufta ka bërë që rektori Ramadan Zejnullahu të shqyrtojë mundësinë e pezullimit të regjistrimit të studentëve deri në kohën e verifikimit të dokumentacionit. Ai për RTK-­në, ndonëse jo para kamerës ka thënë se çdo fëmijë i dëshmorit, invalidit dhe atyre që meritojnë do ta gëzojë të drejtën e shkollimit por, jo edhe ata që keqpërdorin këtë të drejtë.

Xhavit Jashari përfaqësues i OVL ­UÇK-së në Prishtinë nuk e përjashton mundësinë e manipulimit të ndonjë rasti por kërkon me ngulm që listat e dërguara të pranohen nga UP-­ja. Ai thotë se rektori duhet të bëjë kërkesë zyrtare dhe OVL­ UÇK-ja do të bëjë verifikimin e çdo kandidati të dyshimtë.
Ndërsa, zyrtarët e Fakultetit të Mjekësisë thonë se përgjegjësi e fakultetit është vetëm vlerësimi i pikëve dhe asgjë më shumë.

Shoqatat e dala nga lufta bazuar në një marrëveshje të mëherëshme vazhdojnë të kërkojnë regjistrimin edhe të rreth 1 mijë studentëve të rinj. Kujdes të shtuar ndaj këtyre listave ka kërkuar edhe kryeministri në detyrë Hashim Thaçi. Dukembështetur vendimin e rektorit, Thaçi ka kërkuar verifikim të çdo kandidati.Rreth 3 mijë studentë të kategorive të dala nga lufta, nga periudha 8 nëntor 2011 deri tani janë pjesë e UP­së./RTK/

Më Shumë

Nis shitja e biletave për ndeshjen Bashkimi–Sigal Prishtina

Bashkimi ka njoftuar se nga e premtja do të nisë shitja e biletave për ndeshjen e radhës kundër Sigal Prishtinës, e cila pritet të...

Pas Kinollit, Abrashi bashkon forcat edhe me Erxhan Galushin për garën në Prizren

Kandidati për kryetar të komunës së Prizrenit nga LVV, Artan Abrashi pas marrëveshjes së arritur me Albert Kinollin, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi edhe me...

Lajmet e Fundit