3.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

LIVE: Sot i jepet lamtumira e fundit – zhvillimet rreth funeralit shtetëror të Mbretëreshës Elizabeth II

Rreth 2 mijë të ftuar, duke përfshirë disa qindra presidentë, krerë shtetesh dhe monarkë, do të marrin pjesë në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II në Westminster Abbey në Londër të hënën.

Më pas ajo do të varroset në Kështjellën Windsor në mbrëmje.

Funerali shtetëror i Mbretëreshës Elizabeth II, i cili është një nga sfidat më të mëdha logjistike në historinë britanike, do të bëhet më 19 shtator në Westminster Abbey, Londër.

Rreth ceremonisë së varrimit të Mbretëreshës, Telegrafi do t’ju mbajë të informuar. /Telegrafi/

LAJME LIVE

3 min

Mbreti Charles III përcjell arkivolin e nënës së tij

Mbreti Charles III përcjell arkivolin e nënës së tij Elizabeth II në Westminster Abbey për funeralin e saj.

Atij iu bashkuan anëtarët e familjes së tij teksa po largohen ngadalë nga Westminster Hall, shkruan BBC.

Arkivoli i Mbretëreshës po përcillet – në të parën nga tre procesionet gjatë gjithë ditës – përmes Sheshit të Parlamentit, një distancë prej rreth 250 m.

Princi i Uellsit dhe Duka i Sussex po ecin krah për krah, pas babait të tyre. Mbreti, ecw së bashku me vëllezërit e motrat e tij, katër fëmijët e Mbretëreshës.

Dy nga stërnipërit e Mbretëreshës, Princi George, 9 vjeç dhe Princesha Charlotte, shtatë vjeç, po ecin gjithashtu pas arkivolit të Mbretëreshës.

9 min

Njerëzit kanë udhëtuar nga e gjithë Evropa për të marrë pjesë në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II

Njerëzit kanë udhëtuar nga e gjithë Evropa për të marrë pjesë në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II.

Një prej tyre është Magdalena Proctor, 42 vjeçe, e cila fluturoi nga Varshava të premten për të marrë pjesë në funeralin dhe do të kthehet këtë mbrëmje.

Burri i saj është nga Uellsi, kështu që ajo ndjen një afinitet për Britaninë e Madhe.

Ajo thekson se të gjithë miqtë e saj në Poloni ishin shumë të interesuar për funeralin dhe i kishin vlerësuar fotot që ajo po dërgonte.

“Ajo ishte e shkëlqyer për kaq shumë vite. Në Poloni nuk kemi pasur mbretër dhe mbretëresha prej vitesh. Është shumë emocionuese”, tha ajo.

17 min

Macron: Faleminderit, Madhëria juaj

 

23 min

Kush nuk është ftuar?

Për shkak të raporteve të tensionuara, Mbretëria e Bashkuar ka ftuar ambasadorët – jo krerët e shtetit – të disa shteteve, sikurse Iranit, Nikaraguas dhe Koresë së Veriut.

Rusia dhe Bjellorusia janë në mesin e një grupi të vogël që nuk janë ftuar fare në varrim për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.

Presidenti rus, Vladimir Putin – ndaj të cilit Mbretëria e Bashkuar ka vendosur sanksione për udhëtim – veçse ka thënë se nuk do të mund të marrë pjesë në varrim.

Në këtë ceremoni nuk janë ftuar as liderët talibanë afganë dhe as ata të Mianmarit, Sirisë dhe Venezuelës.

29 min

Arkivoli i Mbretëreshës mbërrin në Westminster Abbey

33 min

Arrijnë liderët botërorë

37 min

Presidentja Osmani po merr pjesë në ceremoninë e varrimit të Mbretëreshës Elizabeth II në Londër

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po merr pjesë në ceremoninë e varrimit të Mbretëreshës Elizabeth II në Londër.

Gjatë kësaj ceremonie Osmani ka takuar Mbretin Charles III dhe kryeministren e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss.

Osmani ka shkruar se Mbretëresha Elizabeth II do të mbahet mend si simbol i forcës.

 

40 min

Orari i funeralit shtetëror të Mbretëreshës Elizabeth II

Presidenti amerikan Joe Biden, perandori i Japonisë Naruhito dhe presidenti francez Emmanuel Macron janë ndër 2000 të ftuarit që marrin pjesë në këtë ngjarje historike, përcjell Telegrafi.

Më shumë se 10,000 policë nga i gjithë vendi do të vendosen në kryeqytet, ndërsa autoritetet presin turma rekord përgjatë rrugës së varrimit.

Për të mësuar detaje rreth orarit rreth funeralit të Mbretëreshës, klikoni KËTU

Më Shumë

Moti sot: Me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell

Moti sot parashihet të jetë me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell. Pritet që lokalisht të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu,...

Biblioteka e Prizrenit shënon Ditën Ndërkombëtare të Librit

Biblioteka e Prizrenit shënoi Ditën Ndërkombëtare të Librit . Drejtoresha e Bibliotekës, Sahadete Sadikaj-Kukaj, theksoi se angazhimet e institucionit janë të ofrojë librin sa më afër...

Lajmet e Fundit