Liverpool s’mund ta fitojë titullin duke luajtur si United

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka mbrojtur stilin e lojës që zhvillon klubi i tij, pas barazimit me Manchester United dhe ka thënë se ai dhe Liverpool s’do të donin ta fitonin titullin duke zhvilluar lojë si ajo e United e Jose Mourinhos.

“Jose ka bërë atë që mendon se është e drejtë dhe kjo është në rregull. Ne na e vështirësonte jetën kjo lojë, por unë s’mund të shkojë e t’i them ‘hapeni lojën pak ju lutem’. Nuk funksionon kështu”, ka thënë Klopp.

“Ata duan ta fitojnë titullin, por unë jam i sigurt se Liverpool edhe po të mos e fitonte titullin 125 vjet s;do të mund të luante ashtu në atë stil. Ne s’mund të rrimë prapa dhe të themi ‘le të presim’, kjo s’është e mundur”.

Më Shumë

Bellanica: Prizreni dha mesazh të fuqishëm uniteti, besimi dhe shprese

Kryetari i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren dhe kandidati për deputet, Sejdi Bellanica, ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen në...

Ballkani U19 shpallet kampion i Kosovës, siguron pjesëmarrjen në Evropë

Ekipi U19 i Ballkanit është shpallur kampion i Kosovës për sezonin 2025/26, duke kurorëzuar me sukses një edicion të jashtëzakonshëm në futbollin e grupmoshave Me...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit