Përfshihet nga zjarri garazhi i ambulancës në Hoçë të Madhe

Është përfshirë nga zjarri garazhi i objektit të Ambulancës së Mjekësisë Familjare në fshatin Hoçë e Madhe të Komunës së Rahovecit.

Incidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:10, nga persona të panjohur, shkruan PrizrenPress.

“Raportohet se persona të panjohur i kanë vënë zjarrin garazhës së objektit të ambulancës së mjekësisë familjare. Njësit relevante kanë dalur në vend të ngjarjes dhe zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar”, njofton Policia e Kosovës. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Aktakuzë ndaj dy personave për kultivim të kanabisit në Prizren, njëri akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave me inicialet F.G. dhe N.G., nën dyshimin se kanë kultivuar bimë të kanabisit, ndërsa...

PDK në Prizren po i përmbyll takimet mobilizuese me besim në fitore

Kryetari i degës së Partia Demokratike e Kosovës në Prizren, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se shtabi zgjedhor i kësaj partie po i...

Lajmet e Fundit