9.8 C
Prizren
E diel, 5 Maj, 2024

Liverpooli është kthyer aty ku e ka vendin

Liverpooli ka arritur në çerekfinale të Ligës së Kampionëve për herë të parë pas nëntë vjetëve, pasi ka mposhtur me rezultatin e përgjithshëm 5:0 pas dy ndeshjeve Porton, në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve. Trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp, ka thënë se klubi është kthyer aty ku e ka vendin.

Herën e fundit që kampioni i pesëfishtë i Evropës kishte arritur në çerekfinale të Ligës së Kampionëve ishte në vitin 2009, kur u eliminua në mënyrë dramatike nga Chelsea me shifrat 7:5 pas dy ndeshjeve, shkruan sot Koha Ditore.

“Të jem i sinqertë, është ndjenjë shumë e mirë. Nuk mund të ndihem si njerëzit që kanë pritur aq gjatë, por është ndjenjë shumë e mirë”, ka thënë Klopp, që ka bërë të qartë se pret më tepër. “Çerekfinalja është mjaft ‘cool’. Por, nuk kënaqemi me kaq. Mendoj se ka qenë koha që të shfaqemi sërish”.

Klopp, që kishte dërguar Borussia Dortmundin në finale të Ligës së Kampionëve në vitin 2012, ku pësoi nga Bayern Muencheni, ka thënë se arritja në çerekfinale dëshmon përparimin që është bërë te Liverpooli.

Më Shumë

SBAShK-u proteston të mërkurën

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBAShK), do të protesojë të mërkurën. Tubimi i protestuesve do të bëhet nga ora 10...

Dy personat e vdekur në aksident janë nga Prizreni

Dy persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti mes një motoçiklete dhe një veture qe ka ndodhur në Shirokë të Suharekës. Dy personat e...

Lajmet e Fundit