4.5 C
Prizren
E shtunë, 13 Dhjetor, 2025

Llapi mposht Lirinë

Llapi e ka mposhtur Lirinë, me rezultat 2-0, të dielën në kuadër të javës së nëntë në Superligën e Kosovës në futboll.

Llapjanët janë treguar ekip më i mirë se prizrenasit, duke dominuar lojën dhe duke shënuar dy gola.

Hyseni në minutën e 77-të zhbllokojë lojën duke kaluar Llapin në epërsi prej 1-0, derisa për golin e qetësisë u përkujdes i rikthyeri tek skuadra e Tahir Batatinës, Valmir Veliu, i cili realizoi golin e dytë për nikoqirët në minutën e 84-të.

Llapjanët nga minuta 25-të luajtën pa Musollin e ‘skuqur’, derisa nga minuta e 70-të mbeten edhe pa Ahmed Januzin të larguar me karton të kuq. Liria kishte rastin ideal të shënojë gol në minutën e 51-të, por Alidema dështojë nga pika e bardhë.

Pas kësaj fitore, Llapi ka 19 pikë, aq sa Ballkani në krye të tabelës, derisa Liria është e parafundit me vetëm gjashtë pikë.

Më Shumë

Dy të lënduar nga aksidenti në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Dy persona janë lënduar nga aksidenti mes dy automjeve që ndodhi mëngjesin e sotëm në autostradë, kilometri i 27 drejtimi Suharekë-Duhël. Lajmin e ka konfirmuar,...

Atmosfera festive po fillon në Prizren

Në “Sheshin e Lidhjes” të Prizrenit tashmë janë vendosur shtëpizat e drurit për “Dimrin Kulturor”, i cili hapet së shpejti dhe do të vazhdojë...

Lajmet e Fundit