Low flet për rinisjen e Bundesligës: Jam i befasuar nga cilësia

Trajneri i kombëtares gjermane, Joachim Low, është shumë i kënaqur me ndeshjet e zhvilluara deri më tani në Bundesliga.

“Jam i lumtur kur shoh që lojtarët janë të motivuar, pas një ndërprerje kaq të gjatë. Po bëjnë të njëjtën gjë sikur të luanin përpara 80,000 shikuesve,” tha Low.

Duhen edhe disa kohë për të parë futbollin ndërkombëtarë, por trajneri gjermanëve, padyshim që e ka ndjekur Bundesligën. Analiza e tij është pozitive.

“Është një lloj tjetër futbolli sepse luhet pa tifozë, por unë jam i befasuar nga cilësia e futbollistëve,” tha Low.

“Motivimi i madh i lojtarëve dhe ekipeve është një surprizë e këndshme. Ju arrini të ndjeni urinë e lojtarëve për të konkurruar midis tyre, për të shënuar gola apo për ti parandaluar ato.”

“Jam gjithashtu i lumtur kur shoh që lojtarët janë kaq shumë të motivuar pas një ndërprerje kaq të gjatë. Po bëjnë të njëjtën gjë sikur të luanin për 80,000 shikuesve”.

Bundesliga ishte liga e parë e madhe që rifilloi. Ndërsa, Spanja, Italia dhe Anglia do të pasojnë në qershor.

“Është pozitive që Gjermania ka marrë rolin liderit me rregullat e rejat të vendosura për ndeshjet”, u shpreh Low.

Trajneri ka mbi 10 muaj pa zhvilluar një ndeshje me kombëtaren e Gjermanisë, megjithatë ai shpreson që të rifillojnë në shtator.

”Ne jemi duke u përgatitur mendërisht për këtë,” tha Low.

Më Shumë

Liria luan ndeshjen e fundit në shtëpi, pret Suharekën në Prizren

Liria do të zhvillojë ndeshjen e fundit si vendase në këtë sezon të Raiffeisen Liga e Parë, ku do të përballet me Suharekën. Takimi...

Të rinjtë e Lirisë “shkatërrojnë” Albionët me rezultat të thellë 10:0

Futbollistët e rinj të Shkollës së Futbollit Liria U15-B kanë shënuar fitore bindëse sot ndaj Shkollës së Futbollit Albionët U15 me rezultat të thellë...

Lajmet e Fundit