Futbollisti shqiptar ndërron jetë në moshën 18-vjeçare

Një lajm shumë i keq, për futbollin shqiptar dhe jo vetëm, ka ardhur së fundmi, teksa ish-lojtari i të rinjve të Skënderbeut, Dorian Tahirllari, ka ndërruar jetë.

Futbollisti para më shumë se një viti, zbuloi se vuante nga tumori malinj në stomak, shtyllën kurrizore dhe në veshka, teksa kërkoi ndihmën e njerëzve për të kryer operacionin. Megjithatë pavarësisht vuajtjeve të mëdha dhe kurimeve, Doriani nuk ia doli dot ta kalojë përfundimisht këtë sëmundje, shkruan “Panorama Sport”.

Mbrëmjen e djeshme, 18-vjeçari ka ndërruar jetë, duke sjellë një pikëllim shumë të madh tek të gjithë njerëzit që janë njohur me rastin e tij. Ëndrrës së Dorianit për të kaluar këtë sëmundje të keqe dhe për tu bërë futbollit i madh, i ka ardhur fundi këtu! Shprehim ngushëllimet tona për familjarët dhe të afërmit e Dorianit, për këtë fatkeqësi që ju ka ndodhur.

Image

Më Shumë

Nis të hënën manifestimi “Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” në Prizren

Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren ka ftuar qytetarët dhe institucionet që të marrin pjesë në hapjen e manifestimit “Remzi Ademaj – Shtigjeve të...

Bashkimi investon në kushte moderne, nis renovimi i hapësirave të reja në “Sezai Surroi”

KB Bashkimi ka njoftuar nisjen e projektit për renovimin e hapësirave të reja në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”, të cilat do të jenë në...

Lajmet e Fundit