Low: Italianët artistë të mbrojtjes

Gjermani-Itali, një superndeshje e cila do të përcaktojë ekipin e radhës gjysmëfinalist të Euro 2016 do të zhvillohet mbrëmjen e sotme.

Joachim Low në prag të sfidës është shprehur i vetëdijshëm për forcën e kundërshtarëve, ndërsa shprehet se i ka studiuar të kaltrit me detaje.

“Italia di të mbrohet, i kemi analizuar me detaje dhe dimë si të përballemi me ata. Nuk ka rëndësi nëse luajmë me tre apo katër mbrojtës, thelbësor është ekuilibri në skuadër. Duhet të jemi cinikë dhe të mos gabojmë. Kemi përballë artistë të mbrojtjes dhe ndaj Italisë nuk do të kemi shumë raste për shënim. Jemi të vetëdijshëm për potencialin tonë, kemi shumë kualitet dhe talent. Të gjithë duam të shpallemi kampionë Europe”.

Pasi e cilësoi Italinë pengesën më të madhe për t’u kaluar në Euro 2016, trajneri kampion i botës nuk i beson suksesit 4-1 të “panzera”-ve në miqësoren e muajit Mars, por është i kujdesshëm përballë surprizave të mundshme.

“Miqësorja e luajtur në Mars nuk më entuziazmon. Italia është ai lloj skuadre që di si të reagojë edhe pas një humbje si ajo me shifrat 4-1 ndaj nesh. Janë një skuadër e fort, por ne dimë si ti përballojmë. Nuk e di nëse De Rossi do të luajë, por Italia është një skuadër fleksible, që gjithmonë gjen zgjidhje. Kundër tyre pres gjithmonë surpriza”.

Më Shumë

Para duelit me Shqipërinë, Kosova mat forcat me Arabinë Saudite

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Arabisë Saudite, në kuadër të përgatitjeve për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029. Dardanët...

Gjendet pa shenja jete një person në Krushë të Madhe të Rahovecit

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar...

Lajmet e Fundit