14.9 C
Prizren
E shtunë, 14 Mars, 2026

“Loyola–Gymnasium” në Prizren shpall konkurs për dy mësimdhënës/ mësimdhënëse

Asociation “Loyola–Gymnasium” ka shpall konkurs për dy mësimdhënës/mësimdhënëse.

VENDE TË LIRA PUNE

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall të lira këto vende pune:

Një mësimdhënës ose mësimdhënëse të gjuhës gjermane (për një periudhë rreth tremujore, derisa të kthehet mësimdhënësja nga pushimi i lehonisë, me mundësi vazhdimi për një kohë më të gjatë);

Një mësimdhënës/mësimdhënëse të edukatës muzikore (me normë të plotë).

Kushtet që duhet të plotësohen:

Diploma e fakultetit përkatës (është e pëlqyeshme grada master);
Letër motivuese;
CV;
Të jetë banor i Kosovës (kopje e letërnjoftimit);
Vërtetimin se nuk është nën hetime.

Dokumentet shtesë:

• Certifikata të trajnimeve;
• Referenca etj.

Kandidatët që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë diplomë të nostrifikuar nga MASHT-i. Ne mund të ofrojmë akomodim për personat që udhëtojnë nga qendrat tjera të Kosovës.

Dokumentet e kërkuara duhet të dorëzohen në zyrën e administratës qendrore, nga sot, deri më 14.11.2021, drejtpërdrejt ose përmes postës elektronike në: [email protected].

Për çdo pyetje, ju lutemi shkruani në [email protected] ose na telefononi në +383 44 434 087.

Asociation “Loyola-Gymnasium”,
Rruga e Tranzitit, Petrovë,
20000, Prizren, Republika e Kosovës

 

Më Shumë

Të kërkuar për tentim-vrasje e vjedhje të rëndë, dy persona ekstradohen nga Italia në Kosovë

Dy persona të kërkuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës janë ekstraduar nga Italia në Kosovë gjatë datave 12 dhe 13 mars 2026, pas...

Donacion nga diaspora për shkollën “17 Shkurti” në Shirokë

Një mërgimtar nga fshati Leshan i Komunës së Suharekës ka dhuruar një donacion në vlerë prej 2 mijë euro për përmirësimin e kushteve në...

Lajmet e Fundit