14.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Lubonja: Edi Rama ka marrë rolin e babait të kosovarëve

Fatos Lubonja, në një shkrimin të tij të sotshëm, akuzon kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, se tashmë ka nisur të përdorë një gjuhë të trefishtë për shqiptarët e Kosovës.

Sipas tij, deri më tani Rama përdorte një gjuhë të dyfishtë: nacionaliste për shqiptarët dhe postnacionaliste për perëndimorët.

Por, në mbledhjen mes dy qeverive të zhvilluar në Tiranë, sipas Lubonjës, Rama filloi të përdorte një gjuhë të trefishtë.

“Ajo që më tërhoqi vëmendjen në eventin e fundit gjatë vizitës së Kryeministrit të Kosovës në Tiranë, që u zhvillua në një kohë kur kosovarët dhe shqiptarët kanë arritur pikën më të ulët të besimit tek e ardhmja, mu për shkak të politikanëve të tyre shumëgjuhësh, ishte një ndryshim në gjuhën e kryeministrit, që nga e dyfishtë ishte bërë e trefishtë. Ai përdori disa tone të forta patriotike, që dallonin edhe nga gjuha që Rama përdor me shqiptarët e këtushëm e aq më shumë nga gjuha që përdor me evropianët. U dallua qartë, pra, edhe një gjuhe e tretë për shqiptarët e Kosovës, pasi tashmë kryeministri ka marrë edhe rolin e babait të kosovarëve, të cilët i mendon se jo vetëm e kanë më të madhe dëshirën për bashkim, por kanë nevojë edhe për mbrojtjen e Shqipërisë mëmë nga padrejtësitë jo vetëm të serbëve, por edhe të perëndimorëve”, shkruan Lubonja për Panorama.

“Ku është e keqja e kësaj, do të më thotë lexuesi. Ka shumë të këqija, por po ndalem në një: sepse kjo gjuha e tretë po ka prirjen të bëhet dominante dhe po prodhon fenomene shumë të shëmtuara që vetëm me gjuhën e bashkimit të evropianëve nuk kanë të bëjnë, përkundrazi, që flasin për rritjen e vlerave antievropiane në këto treva. Mu këto ditë na ka dalë një këngë me një tekst të tmerrshëm patriotik: ‘Jemi ne, jemi ne? vijmë nga trojet tona. Nuk na ndan dot askush? fluturon shqiponja. Po thërret toka jonë, lisat edhe malet? se ne jemi një komb, Shqipëri e Madhe’, që sipas faqes zyrtare të Digitalbit dhe Top Channelit në Facebook do të shoqërojë Kombëtaren shqiptare të Futbollit në çdo ndeshje, brenda dhe jashtë vendit. Mua më duket se jemi përpara një ekzibicioni. Me kontributin e ekzibicionizmit bosh të kryeministrit, ku një pjesë njerëzish, pikërisht se janë më të përçarë se kurrë, më individualistë se kurrë, më të varfër se kurrë, jo vetëm materialisht, por edhe shpirtërisht e intelektualisht, me një krizë të thellë identiteti individual, prandaj dhe me komplekse të thella inferioriteti, kërkojnë të mbushin këto boshllëqe e nevoja duke u identifikuar në mënyrën më infantile me tifozerinë kuqezi. Të bëhet se këta njerëz të vetmen mënyrë për të qenë patriotë, ndërkohë që lisat e Shqipërisë i shuajnë me sharra dhe malet i bëjnë çimento, kanë gjetur të tundin flamurin në ndonjë ndeshje futbolli”, vijon analizën e tij Lubonja.

Më Shumë

Fabrizio Romano poston foton me Kylian Mbappen: “Ja ku po shkojmë”

Kylian Mbappe është rrugës për t’u bërë galaktiku i radhës i Real Madridit. Sulmuesi francez njoftoi fundjavën e kaluar se po largohet nga Paris Saint-Germain. Natyrisht...

Shpërndarja e mundshme e Kuvendit, flet Duda Balje

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje thotë se marrëveshjet ndërkombëtare të cilat janë në rend dite nesër, do të kenë një rëndësi të...

Lajmet e Fundit