15.7 C
Prizren
E shtunë, 15 Mars, 2025

‘Lufta dhe paqja në Evropë’, i bashkon nxënësit nga Gjermania dhe “Loyola“ në Prizren

nxenesit lojolaNxënës nga Gjermania dhe Kosova janë bashkuar rreth projektit ‘Lufta dhe paqja në Evropë’.

Në kuadër të këtij projekti në Prizren po qëndrojnë 21 nxënës nga Gjermania së bashku me dy mësimdhnës, Jürgen Endris dhe Sigrid Machann.Ata së bashku me 20 nxënës kosovarë dhe mësimdhënësit e tyre, Neki Jahaj dhe Besmire Azemi nga Gjimnazi „Loyola“ në Prizren po intervistojnë qytetarë të ndryshëm në lidhje me luftën e kaluar, por edhe me Luftën e Dytë Botërore në Kosovë. Projekti do të vazhdohet edhe me rastin e kthimit të vizitës nga kosovarët në fund të majit në qytetin Gemünden am Main në Gjermani.

Me këtë projekt synohet të shfrytëzohet përvoja evropiane e evitimit të luftërave dhe në një farë mëyre të mbillet paqja në shpirtin e të rinjëve.

Përveç vizitës së qytetit të Prizrenit, Kalasë së Shkodrës e varrit të Skënderbeut në Lezhë, ata sot patën rastin të takohen edhe nga zëvendëskryetari i Komunës së Prizrenit,Lulzim Kabashi, i cili i njoftoj mysafirët nga Gjermania, por edhe nxënësit kosovarë në lidhje me funksionimin e qeverisjes komunale,historinë e shkurtër të Prizrenit dhe me turizmin në Prizren.

Nxënësit patën rastin të bëjnë pyetje të ndryshme, ku si fokus kishin mbledhjen dhe reciklimin e mbeturinave, pasi që mbeturinët dhe trajtimi joadekuat i tyre në Prizren është një dukuri shumë negative për qytetin e bukur të Prizrenit, gjë e cila bie në sy tek turistët. Në fund nxënësit u ftuan nga zëvendëskryetari që në të ardhmen e tyre të mendojnë të merren me politikë, pasiqë politikës kosovare i duhet më së shumti inteligjenca e të rinjëve./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vodhi telefonin nga banaku i lokalit, kërkohet hajni në Prizren

Policia e Prizrenit ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve në kapjen e një të dyshuari për vjedhje. Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 25 maj të...

Duda Balje thotë se ka kushte për ta votuar qeverinë e re

Deputetja, Duda Balje ka deklaruar se deri më tani nuk është telefonuar nga askush për ndonjë marrëveshje të mundshme koalicioni. Ajo në “Debat Plus”...

Lajmet e Fundit