10.7 C
Prizren
E enjte, 18 Shtator, 2025

Lukaku dhe Ronaldo – njëri qëndron, tjetri fluturon

Qëkur u transferua nga Manchester United, belgu 27 vjeçar Romelu Lukaku, ka zënë një vend thuajse të pazëvendësueshëm në qendër të sulmit të Inter-it.

Performanca pozitive e vazhdueshme e Lukaku-t, është faktor kontribuues tepër i madh në suksesin e Inter-it në këtë sezon (2020-2021) të Serie A-së.

Natyrisht, njëlloj si shtëpia e madhe e valutave në botë, edhe tregu i lojtarëve është i çelur 24/7. Ky sukses i Lukaku-t tek Inter-i, nuk do t’i shpëtonte lehtësisht radarit blaugranas.

Edhe pse Lukaku ka shprehur për Mundo Deportivo-n se ndihet i nderuar nga interesi që ka shfaqur Barcelona ndaj ti, ai nuk ka ndërmend të lëvizi nga ziblutë.

Interes ka shfaqur edhe Real Madrid-i por edhe Chelsea.

Sidoqoftë, Lukaku është i lumtur tek Inter-i nën administrimin e Antonio Conte-s dhe mund të largohet nga San Siro (stadiumi i Milano-s) vetëm nëse do të kërkoj ndonjë rritje roge apo në rast të ndonjë papërputhshmërie interesash.

Lukaku ka shënuar 60 herë në 86 paraqitje me Inter-in.

Sa i përket krahut Bardhezi (Juventus), ylli i tyre Cristiano Ronaldo nuk e sheh rinovimin e kontratës pasi të skadojë në qershorit 2022.

Ekipi i trajnerit Andrea Pirlo, po has vështirësi këtë sezon. Këto vështirësi janë shtuar, së bashku me dozën e presionit ndaj Ronaldo-s, drejt mbas eliminit të tyre nga Liga e Kampionëve kundër Porto-s.

Informacionet tregojnë se udha e Ronaldo-s do të shkojë drejt Francës – saktësisht te Paris Saint-Germain. Por nëse Juventus do të kualifikohet për Champions, Ronaldo mbase do të qëndrojë te Bardhezinjtë.

Në 124 ndeshje me Juve-n, Ronaldo ka shënuar 96 gola. Ronaldo festoi edhe golin e tij të 770 me djemt e Pirlo-s – rekord historik i cili ka shëmbur çdo tjetër të mëparshëm.

Albanianpost.com

Më Shumë

Nezir Çoçaj sqaron takimin me deputetin e VV-së, Arbër Rexhaj: Ishte kafe miqësore, jo marrëveshje politike

 Pas publikimit të fotografisë së takimit të tij me deputetin e Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj, kandidati i Nismës Socialdemokrate për Kuvendin Komunal të Prizrenit, Nezir...

Policia konfiskon mbi 500 kg marihuanë në Suharekë

Policia e Kosovës ka realizuar një aksion në një fshat të Suharekës, ku ka konfiskuar mbi 500 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar të llojit...

Lajmet e Fundit