-0.1 C
Prizren
E mërkurë, 21 Janar, 2026

Lulzim Kabashi thotë se komuna po i “hakmerret” DokuFestit

Nënkryetari i Prizrenit, Lulzim Kabashi, thotë se shkurtimi i buxhetit për “DokuFest” mund të jetë për shkak të “opozitarizmit” të organizatorëve të festivalit.

Ai ka thënë se dalja e organizatorëve të këtij festivali kundër komunës në rastin e vdekjes së Xheneta Gashit ka ndikuar që komuna të zbehë përkrahjen.

“Rënie e buxhetit për ‘DokuFest’ lidhet me shkurtimin e buxhetit në çdo sferë. Nëse do të ishte në dorën time ‘DokuFesti’ do të kishte përkrahje të madhe. Ndoshta është një bashkëpunim jo aq i mirë i ‘DokuFestit’ dhe komunës. Është krijuar një lloj opozitarizmi ndërmjet ‘DokuFestit’ dhe komunës”, ka thënë ai në Interaktiv të KTV-së.

Kabashi ka njoftuar se “DokuFesti” është përkrahur nga Komuna e Prizrenit me dhjetë mijë euro, që paraqet gati gjysmën e shumës së dedikuar nga komuna për projektet kulturore.

“Në total buxheti është zvogëluar për 20 për qind. Kjo është një nga pasojat që ka ndikuar edhe në ngjarjet kulturore”, ka thënë ai.

Më Shumë

I ofroi 5 euro ryshfet policit në Vërmicë, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar dje në Vërmicë pasi kishte tentuar t’i japë 5 euro ryshfet zyrtarit policor. https://prizrenpress.com/krijojme-webfaqe-per-biznese/ I dyshuari është dërguar në mbajtje, tha policia. “SPK....

IKSHP tregon zonat ku uji nuk rekomandohet për pije

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), ka treguar zonat ku uji nuk rekomandohet për pije. Sipas njoftimit, është përfshirë edhe rajoni i Prizrenit,...

Lajmet e Fundit